Postuar me: 15:48 22-06-2013

Shëndeti i mirë “Bëni punë shtëpie” (Burimi:Shqiptarja, www.shqiptarja.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Shendeti, lajm-shqipShëndeti- Një studim i ri nxjerr në pah se marrja me punët e shtëpisë na ndihmon që të ndihemi mirë me veten tonë. Në vend që të paguani palestrën, bëni punë shtëpie. Studimi i publikuar në revistën “Neurology” ka zbuluar që aktiviteti fizik, përfshi edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit. Por, ky nuk është përfitimi i vetëm.

Së pari, digjni kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni lart e poshtë nëpër shtëpi. Një tjetër përfitim është reduktimi i stresit. Në vitin 2008, artikulli i publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” theksonte se njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, redukton shqetësimin dhe stresin për madje 20 për qind.

Parandalon alergjitë. Me pastrimin e shtëpisë nga merimangat mund të përmirësoni ose shmangni alergjitë dhe alergjinë e polenit në përgjithësi. Ndihmon të shfryhemi. Pastrimi është mënyrë produktive e lirimit të zemërimit dhe frustrimit.

Kjo është arsyeja se pse disa njerëz marrin fshesën elektrike pas ditës së gjatë në punë apo pas një grindjeje të rëndë. Përballimi me zemërimin në këtë mënyrë parandalon edhe t’i themi gjërat apo t’i bëjmë gjërat të cilat nuk do të duhej t’i bëjmë.

22.06.2013

Burimi: Shqiptarja

 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 7 = twenty one

All Rights Reserved