Postuar me: 12:44 26-07-2013

Policia e Tiranës asgjëson 11 parcela me kanabis në Zall-Bastar (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Policia lajm-shqipPolicia e Tiranës asgjëson 11 parcela me kanabis në Zall-Bastar.

TIRANË - Sekuestrohen dhe asgjësohen në Tiranë 11 parcela të mbjella me bimë narkotike në Komunën Zall – Bastar Tiranë.

Policia e Tiranës bën të ditur me anë të një njoftimi për shtyp se nga Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë u arrit realizimi i operacionit të koduar “Luca 1“, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, duke zbuluar dhe asgjësuar 11 parcela të mbjella me bimë të ngjashme narkotike të llojit kanabis sattiva në pyllin e fshatit Luce- Zall Mner, Komuna Zall-Bastar, Tiranë.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale në vendin e ngjarjes u bë asgjësimi i 1910 bimëve të ngjashme narkotike, asgjësimi i tyre u bë me djegie me zjarr, në të 11 parcelat u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekspertim të mëtejshëm labaratorik 20 bimë në fazën e rritjes.

Nga hetimi i kryer dyshohet se këto bimë janë kultivuar nga shtetasit Nazmi Mahmuti, 46 vjeç dhe Bilal Aruçi, 40 vjeç, të dy banues në Kamëz, Tiranë.

Aktualisht po punohet për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme ndërkohë që materiali procedurial do t’i referohet Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tirane për vepren penale “Kultivim i bimeve narkotike”.

 

 

26.07.2013

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ nine = 10

All Rights Reserved