Postuar me: 16:52 26-10-2015

Erisa Xhixho merr pjesë në Konferencën e 28-të Ndërkombëtare për Gratë Lidere në Izrael (Burimi: LSI, www.lsi.al)

Erisa-Xhixho-620x330

Erisa Xhixho merr pjesë në Konferencën e 28-të Ndërkombëtare për Gratë Lidere në Izrael

Erisa Xhixho merr pjesë në Konferencën e 28-të Ndërkombëtare për Gratë Lidere në Izrael.

Zv. Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Erisa Xhixho, mori pjesë në Konferencën e 28-të Ndërkombëtare për Gratë Lidere në Haifa, Izrael, me temë, “Promovimi i Barazisë Gjinore nëpërmjet fuqizimit Ekonomik”.

Ky aktivitet organizohet çdo 2 vjet nën kujdesin e UN Women, UNDP, MASHAV

( Agjencia Izraelite për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Ministria e Jashtme)

Në këtë Konferencë marrin pjesë gra lidere nga Izraeli, Danimarka, Japonia, Rumania, Suedia, Meksika, Paraguaj, Lituania, Nepali, Maqedonia, Kazakistani, Gjeorgjia, Panama, Peru, Tanzania, Angola etj.

Në fjalën e saj,  znj. Erisa Xhixho theksoi se fuqizimi ekonomik i grave është kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Fuqizimi ekonomik i grave është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit. Gratë duhet të mbështeten me më shumë programe kombëtare dhe lokale për përfshirjen e tyre në tregun e punës. Gratë duhet të mbështeten për hapjen e bizneseve të reja me politika nxitëse”, theksoi znj. Xhixho.

26.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.