Postuar me: 11:46 15-06-2012

Ersekë, mbytja e 27-vjeçarit, vendoset tharja e rezervuarit

Shperndaje
Etiketat

ERSEKE – Autoritetet lokale vendosën tharjen e rezervuarit në fshatin Gostivisht të Ersekës, me qëllim gjetjen e trupit të pajetë të 27-vjeçarit Festim Bimo, i mbytur pasditen e së martës në këtë rezervuar.

Paraditen e sotme është kryer ndërprerja e operacionit të kërkimit me polumbarë, ndërsa pas një takimi mes Prefektit të qarkut të Korçës dhe drejtuesve të policisë është vendosur tharja e rezervuarit, si e vetmja mundësi për nxjerrjen e trupit, për shkak të thellësisë rreth 30 metra, turbullirës dhe vetisë thithëse të këtij rezervuari.

Mësohet se është kërkuar edhe mbërritja e polumbarëve të tjerë shtesë, pasi ulja e nivelit të ujit do të kryhet në mënyrë graduale, për të shmangur një përmbytje të mundshme.

27-vjeçari Festim Bimo, baba i dy fëmijëve humbi jetën 4 ditë më parë pasi tentoi të shpëtonte bagëtitë.

15.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.