Postuar me: 7:39 14-06-2012

Euro 2012, Portugalia fiton me mund ndaj Danimarkës

Shperndaje
Etiketat

Ndeshja përfundon me rezultatin 3-2 për Portugalinë. Goli i Varelas deçiziv për fitoren

Portugalia arrin të fitojë, ndonëse jo lehtë, kundër Danimarkës me rezultatin e ngushtë 3-2. Skuadra e Bentos shumë shpejt u gjend në avantazhin e dy golave.

Fillimisht ishte Pepe ai që shënoi në minutën e 24, ndërsa 12 minuta më vonë, Postiga dyfishoi. Katër minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Bendtner ngushton rezultatin për danezët duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 për Portugalinë. Me nisjen e pjesës së dytë, nordikët tregohen më shumë këmbëngulës, duke iu afruar disa herë portës portugeze. Në minutën e 80, danezët barazojnë sërish me Bendtner.

Por ishte Varela ai që me një goditje të bukur nga jashtë zone, rikthen në avantazh Portugalinë, 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt të takimit. Portugalia u tregua superiore në planin teknik, por nuk ka dhënë maksimumin, edhe sepse Cristiano Ronaldo nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Ndërkohë që edhe mbrojtja, herë pas here nuk ishte e përqendruar. Nga ana tjetër Danimarka edhe në këtë ndeshje u paraqit në fushë pa drojë, duke i luajtur kartat deri në fund, ndonëse pa sukses.

Pas kësaj fitoreje, Portugalia dhe Danimarka ndodhen me nga 3 pikë, po aq sa Gjermania që luan në 20:45 kundër Holandës në një ndeshje “jetë a vdekje” për tulipanët, të cilët një tjetër humbje (pas asaj debutuese me Danimarkën), ndoshta do t’i dërgonte në shtëpi para kohe.

13 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.