Postuar me: 14:07 13-06-2012

“Fate Lufte” nga Mirela Oktrova

Shperndaje
Etiketat

Ekspozita fotografike “Fate Lufte” prezanton në Muzeun Historik Kombëtar punën e gazetares Mirela Oktrova. Janë rreth 110 fotografi nga kampet e refugjatëve Kosovarë në Maqedoni, të realizuara përgjatë tre muajve të vitit 1999, kur Oktrova shoqëronte misionin që evakuoi refugjatët e Kosovës nga Maqedonia për në Gjermani.

Ekspozita ndahet në katër pjesë: Pjesa e parë e ekspozitës bën fjalë për largimin nga “ferri”; pjesa e dytë përmban portrete individësh që shprehin gjendjen e tyre emocionale, për të ardhur përsëri tek largimi i dytë nga “ferri”; ndërsa në fund mbyllet me epilogun. Duket se gjinia e preferuar është portreti. Te “Fate Lufte” gjen portrete të individëve, sidomos portrete të fëmijëve e të moshuarve. Ekspozita qëndron e hapur për publikun deri më 18 qershor.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.