Balsam për flokët me vaj bajame, mjaltë, qumësht dhe gjalp kakao (Burimi: Parajsa.com, www.parajsa.com)

balsam lajm-shqipBalsam për flokët me vaj bajame, mjaltë, qumesht dhe gjalp kakao.
Për të pregatitur balsamin duhen:
1 Lugë Supe me mjaltë Organik
4 Lugë Supe me qumësht natyral
1 Lugë Supe Vaj Bajame
1 Lugë Supe Gjalp Kakao

Ngrohni një lugë supe me vaj bajame në një enë.
Pasi të ngrohet shtoni 1 lugë supe me mjaltë organik.
Shtoni një lugë supe me gjalpë kakao (100%natyral).
Ne fund Shtoni Qumeshtin dhe perziejini per 60 sekonda ne temperature mesatare deri sa masa te behet homogjene.

-Mjalti është perfekt për flokët të thatë, por edhe për të larguar yndyrnat e tepërta të flokut.
-Qumështi ka cilësi antibakteriale, mbrojtëse, pastruese dhe nuk dëmton flokun.
-Vaji i Bajames eshte vaj i pasur me vitamina B,E dhe F.
-Gjalpi i kakos eshte nje zbutes i paster natyror i jep elasticitet dhe e forcon flokun.

Aplikojeni ne vend te balsamit ne floke te shtrydhura mire, mbajeni për 15 minuta dhe shpëlajini si zakonisht.

27.12.2012

Burimi: Parajsa.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


+ five = 6