Çokollata është e mirë për shëndetin po aq sa edhe sporti? (Burimi: Living, www.living.al)

Çokollata është e mirë për shëndetin po aq sa edhe sporti?  – Pse të lodhemi me sport në vend që të konsumojmë çokollatë?

cokollata

Ky informacion duket i habitshëm por nëse çokollata e zezë, hahet në sasi të vogla, ajo përmirëson shëndetit në të njëjtën mënyrë si edhe sporti. Arsyeja? Një nga substancat që përmban çokollata, stimulon mitokondritë.
Një studim nga Universiteti i Detroit, në Shtetet e Bashkuara, arriti në përfundimin se konsumi i çokollatës së zezë është po aq e mirë për shëndetin sa edhe ushtrimet.
Në fakt është një substancë që përmban çokollatë që stimulon mitokondritë, këto lloje centralesh që dërgojnë energji në qelizat tona. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit ushqyen minjtë me epikatekin (substancë që përmban kakao) për pesëmbëdhjetë ditë. Pas testit, minjtë kishin përmirësuar performancën e tyre fizike dhe kishin rritur numrin e kapilarëve dhe mitokondrive në muskujt e tyre.
Sipas këtij studim çokollata mund të ndihmojë në vonesën e plakjes së muskujve, duke shmangur zhdukjen graduale me kalimin e moshës të mitokondrisë.
Për fat të keq, ky konstatim që është vërejtur tek minjtë nuk mund t’i atribuohet njeriut. Pra duhet të vazhdojmë të hamë pak çokollatë të errët, të pasur me antioksidantë dhe magnez, sepse çokollatë është e mirë kundër stresit dhe ndihmon në sistemin e qarkullimit të gjakut. Por, i shoqëruar nga një udhëtim me biçikletë apo në këmbë është mënyra më e mirë për të qëndruar në formë!

Burimi: Living

07.05.2013

Print Friendly

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


eight × 2 =