E perbashketa e femrave te suksesshme (Burimi: Femra.al, www.femra.al)

femra ne karriere femra-sotTë gjithë do ta dëshironim pagën e madhe… Statistika ka treguar se femrat që mbajnë mbiemrin e vajzërisë  gjatë tërë kohës së punës fitojnë 500 mijë dollarë më shumë se ato që e kanë marrë të burrit.
Më shumë fitojnë biondinat, të cilat nuk thithin cigare, por ato dëshirojnë të thithin ndonjë gotë më shumë, kanë 60 kilogram dhe punojnë në industrinë farmaceutike, tregojnë analizat statistikore.
Duhet të jeni e bukur:  Femrat e bukura fitojnë pesë për qind më shumë se ato me dukje mesatare, kurse ato me atribute nën mesatare marrin 9 për qind më pak se koleget e veta që duken më mirë.
Por, dukja tërheqëse edhe mund të punoj kundër jush, posaçërisht nëse lajmëroheni për punë “mashkullore”, si inxhinierë, ose drejtor i financave.
Punoni në mjekësi:  Mjeket kanë fitimet më të mëdha javore në kategorinë e pagesave mesatare. Punët më të paguara për femra janë në manxhement dhe në drejtësi.
Mos pini cigare:  Vlera neto e femrave që nuk thithin cigare  mesatarisht  është 8.300 dollarë më shumë se e atyre të pasionuara pas cigares.
Diploma është me rëndësi:  Sa më e kualifikuar është femra, më shumë do të fitoj. Femrat me përgatitje superiore arsimore fitojnë 4,4 milionë dollarë, kurse ato me përgatitje të mesme profesionale -1,2 milionë dollarë.
Biondinat më mirë argëtohen dhe më shumë fitojnë:  Biondinat në Britani të Madhe fitojnë më shumë se brunet , apo flokëkuqet. Biondinat mesatarisht fitojnë 1.556 dollarë në muaj, brunet- 1.432 dollarë, kurse flokëkuqet -1.357 dollarë.
12.11.2012
Burimi: Femra.al
Print Friendly

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


3 + = twelve