Kanceri i gjirit (Burimi: Femra Sot, www.femrasot.com)

kanceri_i_gjirit lajm shqipTumoret e gjirit: Janë sëmundjet më të rëndësishme të gjirit. Ndahen në  të mirë(bening ) dhe të këqinj( maling). Tumoret e mirë: Fibroadenoma, papiloma, sëmundjet kistike dhe lipomat. Zakonisht vihen re në moshë të re. Janë të mirëkufizuara dhe të forta si një gomë fshirëse. Në përgjithësi vihen re rastësisht gjatë prekjes.Tumoret e këqinj vihen re në mosha pak më të mëdha sidomos pas menopauzës dhe kanë emra e veçori të ndryshme. Vetëm 2% nën 30 vjeç dhe 70% mbi moshën 50 vjeç. Hormonet e brendshme kanë një rol të veçantë.

Kanceri i gjirit në  vendet industriale është rreth 10% pra në çdo 10 gra 1 preket prej këtij kanceri gjatë jetës. Për gratë 35-54 vjeç  është shkaktari kryesor i vdekjeve. Duhet ta parandalojmë këtë kancer. Me një diagnostikim sa më të hershëm dhe me një kurim të duhur mund të arrihen përfundime të kënaqshme. Diagnostikimi i hershëm është vendimtar në këtë proçes.

Sëmundjet e gjirit janë një nga shkaqet më të shpeshta e vajtjes së femrave tek mjeku. Ankesa kryesore në tumore është një masë në gji. Zakonisht ajo gjendet në pjesën e sipërme për nga jashtë trupit nëse do ta ndanim gjirin në katër pjesë të barabarta. Një tjetër ankesë rrjedhje nga gjiri, zmadhim i gjirit, retraksion (futje brenda, tërheqje) të gjirit .

Shenjat
Një nga shenjat kryesore të sëmundjeve të gjirit në përgjithësi ( e jo të kancerit në veçanti) është dhimbja e gjirit. Nëse dhimbja nuk ka ndonjë shenjë tjetër gjatë vizitës atëherë mund të mos ketë rëndësi por ato gra që kanë tek të afërmit e tyre kancer gjiri bëjnë përjashtim. Tre ankesat kryesore të sëmundjeve të gjirit janë dhimbja , masë dhe rrjedhje. Më e rëndishme është rrjedhja spontane e jo ajo e stimuluar nga vetë femra duke shtrënguar gjirin. Gjithashtu tregojini doktorit tuaj edhe ilaçet që përdorni nëse ka të tillë pasi ata mund të ndikojnë në problemet e gjirit. Kurse për sa i përket masës ajo duhet pare nëse është kist apo masë solide dhe sipas rastit doktori mund të ndjej të nevojshme marrjen e biopsisë apo jo.

Diagnostikimit
Dy pikat kryesore në diagnostikim janë ankesat e pacientes dhe shenjat gjatë vizitës së mjekut. Vizita duhet të përfshijë edhe pjesë të tjera të trupit sidomos gjendrat lenftike nën sqetull dhe mbisup (supraklavikulare). Duhet pyetur edhe nëse është me menstruacione apo jo dhe në çfarë periudhe të ciklusit ndodhen. Vizita duhet të bëhet ulur, shtrirë dhe me kujdes.

Megjithëse ankesa e pacientit dhe vizita e bërë janë arma më e fortë e mjekut nuk janë të mjaftueshme në çdo rast. Këtu pastaj futen dy aparate të mirënjohura që janë ultrasonografia (eko-ja, shih në faqe) dhe mamografia (vijon…). Me mamografi  mund të zbulohet një kacer gjiri i cili po të lihej të zbulohej me vizitë mjekësore do ti duheshin 2 vjet të përparonte.Nën moshën 30 vjeç për një problem në gji që ka nevojë për një aparaturë vëzhgimi duhet përdorur ultrsonografia (eko-ja). Nga mosha 30 e sipër përdoret mamografia. Midis moshës 40-50 vjeç këshilohet një mamografi në çdo 1-2 vjet kurse pas moshës 50 vjeç patjetër një mamografi në vit. Nga kancerat në përgjithësi tek gratë më i shpeshti është kanceri i gjirit. Risku për tu kapur nga kjo sëmundje është 10%  megjithëse me rritjen e moshës rritet dhe mundësia për sëmurur. Në Amerikë në vit 120 mijë gra kapen nga ky kancer dhe 40 mijë vdesin prej tij.

Faktorët e riskut për kancerine gjirit

Të qënit femër
Mosha (mbi 30 vjeç)
Të paturit në rrethin familjar
Menopauza e vonuar (pas 55 vjeç) si pasojë e kontaktit më të gjatë me hormonet seksuale.
Menstruacioni i hershëm ( para 12 vjeç) si pasojë e kontaktit më të gjatë me hormonet seksuale.
Mos pasja e shtatëzanisë ose të lindurit e parë vonë (pas 30 vjeç)
Ekzistenca e kancerave të tjerë ( zorra e trashë dhe endometrium)
Arma më e fortë sikur dhe në çdo lloj kanceri është diagnoza e hershme. Këtu dy pika janë kryesore. E para vizita që mund të bejë vet çdo grua dhe e dyta metodat e kërkimit të kancerit. Duhet që gratë ta viyitojnë vetveten në mënarë periodike. 75% e grave e gjejnë vetë kancerin gjatë vizitës që i bëjnë vetes.

Vizita e bërë vetë
Një vizitë e bërë 5-10 ditë pas mbarimit të menstruacioneve për gratë me menstruacione i jep mundësinë grave të njohin dhe vizitojnë gjirin e tyre. Kështu ato arrijnë të dallojnë ndryshimet në gjirin e tyre për here të tjera. Për gratë në menopauz mund të zgjidhet një ditë sipas dëshirës çdo muaj. Si fillim çdo grua përpara pasqyrës duhet të dali e zhveshur në gjysmën e sipërme të trupit dhe të shohi gjnjtë duke bërë krahasim mes tyre. Duhet të shohi lëkurën nëse ka enjtje, skuqje, plagë, zmadhim, tërheqje apo masë. Të shohi nëse ka apo jo rrjedhje. Hapi i dytë bëhet shtrirë me kurriz. Krahu nga ana e gjirit që do të vizitohet duhet të vendoset nën kokë dhe me dorën tjetër duhet të shtypi gjirin drej gjoksit me mejat e gishtave. Me anë të kësaj një femër njeh gjirin e saj dhe më vonë i jep asaj mundësi të të daloj ndryshimet që mund ti ndodhin më vonë. Kjo vizitë ka më shumë rëndësi për grate që  futen në grupin e riskut (rrezikut). Në të  shumtën e rasteve kanceri i gjirit nuk shoqërohet me  dhimbje.

Kurimi
Sëmundjet e gjirit duhet të vlerësohen nga një kirurg i përgjithshëm dhe  ai duhet të japi vendimin nëse duhet apo jo operacion. Tek sëmundjet kanceroze një tjetër mënyrë trajtimi janë ilaçet kemoterapike, radioterapia dhe kura hormonale por këto janë gjëra që vlerësohen pas një vizite shumë të detajuar dhe biopsisë së marrë.
Nuk duhet harruar se edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit por kjo tek ata ndodh më rrallë.

26.10.2012

Burimi: Femra Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


+ three = 8