Ngjyra e flokëve që ju përshtatet më shumë (Burimi: Ikub, www.ikub.al)

LAjm Shqip Ngjyra Ngjyra e flokëve që ju përshtatet më shumë

Më poshtë keni disa këshilla për të zgjedhur ngjyrën e flokëve që ju shkon më shumë dhe që i përshtatet më shumë karakterit tuaj. Mbi ç’bazë duhet ta zgjidhni atë dhe çfarë make-upi ju shkon me tepër me ngjyrën tuaj të flokëve?

Si të jeni brunia më e bukur?

Përshtasni ngjyrën tuaj të flokëve me prerjen

Nëse keni flokë të gjatë dhe doni që të dukeni sa më mirë ju këshillohet që t’i lyeni ato me një ngjyrë të errët në mënyrë të tillë që impakti që ju do të krijoni të jetë më i madh.

Shkoni drejt ekstremiteteve

Gjatë gjithë kohës, brunet më tërheqëse i kanë pasur si ngjyrat e flokëve ashtu edhe prerjet shumë ekstravagante dhe të veçanta.

T’i lyesh në shtëpi

Një prej avantazheve që ka pjesa më e madhe e bruneve është se kjo lloj ngjyre ju krijon mundësinë për t’i lyer vetë. Është një ngjyrë në të cilën parregullsitë duken më pak dhe kjo është një prej lehtësive më të mëdha.

Qëndroni larg të zezës

Nëse doni ta theksoni ngjyrën tuaj të flokëve mos përdorni kurrë të zezë. Këshilla më e mirë është të shkoni te një profesionist dhe të merrni rezultatin e dëshiruar. Arsyeja është shumë e thjeshtë: nëse përdorni ngjyrën e zezë ose blu në të zezë, atëherë është shumë e vështirë për t’u kthyer pas.

Mos përdorni shkëlqyes për flokët

Nëse nuk e keni flokun të dëmtuar, ngjyra kafe me të cilën ju i lyeni mjafton për t’i dhënë atyre tonalitetin e duhur të shkëlqimit. Një dozë tjetër shkëlqyesish do t’i bënin ato të dukeshin si fije floku artificiale.

Make-upi për brunet

Rimeli juaj duhet të jetë i zi. Ngjyrës së errët të flokëve tuaj i përshtatet një makeup në tonalitete të errëta.

Luani me një krem pudër të errët, i cili i përshtatet më së miri fizionomisë suaj.

Mos harroni tonin e syve në ngjyrë floriri. E kuqja?

Nëse bëni pjesë në njërën prej kategorive të mëposhtme atëherë futuni pa frikë në grupin e e vajzave me flokë të kuqe:

Ngjyra e lëkurës suaj i përafrohet rozës

Nëse edhe ju beni pjesë në grupin e vjazave që kanë një lëkurë në tonalitetet e rozës atëherë ngjyra e kuqe është ajo e duhura për ju.

Nuk jeni shumë ekspresive

Nëse vendosni t’i lyeni flokët tuaja të kuqe, atëherë nuk duhet të jeni shumë ekspresive në fytyrë sepse nuk duhet të harroni faktin se një fytyrë ekspresive dhe një ngjyrë flokësh e kuqe janë dy kontraste të cilat nuk kombinohen bashkë sepse bëhen shumë të forta për syrin. Ngjyra e kuqe e flokëve është si një fustan i kuq, ju prezanton përpara se ju të flisni për veten tuaj.

Nuk keni flokë të dëmtuar

Nëse majat tuaja të flokëve jnë shumë të dëmtuara, ju kurrësesi nuk duhet t’i lyeni me të kuqe. Ajo është një ngjyrë që vjell shpejt dhe kjo do t’jua vinte akoma më në pah dëmtimet e flokut tuaj.

Si të jeni flokëkuqja më e bukur:

Lajini flokët tuaj sa më rrallë të jetë e mundur. Idealja do të ishte dy herë në javë. Nëse keni flokë të yndyrshëm dhe kjo gjë do të ishte e pamundur për ju, atëherë këshillohet që të laheni me ujë të vakët dhe të përdorni shampo që e thajnë rrënjën e flokut duke e ngadalësuar procesin e tharjes.

Evitoni shampot kundër zbokthit. Shampo të tilla kanë një efekt negativ mbi flokë të lyer sidomos me ngjyrë të kuqe.

Këshilla për ta mbajtur ngjyrën sa më  shumë. Kërkojini parukierit tuaj këshilla për ta mbajtur sa më gjatë ngjyrën e flokut, por gjithmonë që të jenë të përgatitura nga produkte bio.

Përdorni pak make-up. Femrat që i kanë flokët e tyre në ngjyrë të kuqe i këshillohet që të përdorin sa më pak tualet.

11.06.2013

Burimi: Ikub

Print Friendly

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


+ 1 = seven