Si të hiqni njollat në fytyrë në kushte shtëpie (Burimi: Living, www.living.al)

lajm-shqipNjollat e errëta në fytyrë nuk janë të këndshme dhe sigurisht që nuk mund të hiqet me lehtësi.

Shkaqet e shfaqjes së tyre janë të shumta. Maskat në kushte shtëpie janë të shumta: 

Maskë me limon dhe miell tërshërë: miksoni së bashku lëngun e 1 kokërr limoni dhe 1 lugë gjelle me miell tërshëre. Aplikojeni këtë maskë për 10 minuta në fytyrë dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Makë me limon dhe mjaltë: miksoni një lugë çaji me qumësht pluhur me një lugë çaji lëng limoni, një lugë çaji mjaltë dhe një gjysmë lugë çaji vaj bajame. Aplikojeni në fytyrë këtë maskë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

Hudhra është shumë e dobishme kundër baktereve që shkaktojnë puçrrat.

Ajo mund t’iu djegë në fillim kur e aplikoni por arrin t’i përthajë aknet dhe redukton shenjat e puçrrave në fytyrë.

Përbërësit:

Katër thelpinj hudhre të qëruar

1-2 lugë gjelle me ujë trëndafili

Udhëzime:

Futni hudhrat në blender dhe lërini derisa të bëhen një masë kompakte. Më pas merrni pastën e formuar nga hudhrat dhe hidheni në një tas. Aty shtoni lëngun e trëndafilit dhe lëreni për 10 minuta mënjanë në mënyrë që të veprojnë së bashku dhe lëngu i të dyjave të dalë në sipërfaqe.

Aplikojeni këtë lëng në fytyrën tuaj, ndërsa pastën e hudhrës vendoseni tek puçrrat.

Njerëzit të cilët janë të lirë nga ndjesi djegie, ata mund të aplikoni direkt paste hudhër në fytyrën e tyre dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni me një peshqir të butë.

Ju mund ta përsëritni këtë maskë dy ose tri herë në javë.

04.06.2013

Burimi: Living

Print Friendly

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


− 7 = one