Postuar me: 8:49 13-06-2012

FES, jep 18 milionë euro ndihmë për Italinë

Shperndaje
Etiketat

Fondi Evropian për Solidaritet i ka dhënë Italisë 18 milionë euro ndihmë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja në Toskanë dhe Liguria. Vendimi është miratuar sot në Parlamentin Evropian me 658 vota pro, 7 kundër dhe 16 abstenim.

Ndihma do të përdoret për riparimin e dëmeve të shkaktuar nga përmbytja në tetor të vitit 2011 tek bizneset, shtëpitë dhe infrastruktura.

Italia kishte aplikuar për ndihmë në tetor të vitit të kaluar pasi autoritetet përllogaritën se dëmi kapte vlerën mbi 772 milionë euro.

Kjo është ndihma e parë që Fondi Evropian për Solidaritet jep për vitin 2012. FES u ngrit në nëntor të vitit 2002 me qëllim ardhjen në ndihmë të vendeve që preken nga katastrofat natyrore dhe që kanë nevojë për mbështetje financiare. Ajo ka një tavan vjetor 1 miliard euro.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.