Postuar me: 22:03 12-11-2015

Fjala e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Spartak Braho në seancë plenare (Burimi: LSI, www.lsi.al)

braho spartak seance plenare

Fjala e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Spartak Braho në seancë plenare.

Fjala e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Spartak Braho në seancë plenare.

I nderuar Kryetar i Kuvendit, të nderuar kolegë!

Projektligji “për miratimin e planit afatgjatë të zhvillimit të forcave të armatosura 2016-2025”, për nga vlera që mbart përbën një ndër dokumentet kryesorë të fushës së mbrojtjes. Këtë e tha edhe z. Berisha dhe me këtë rast dua të gjykoj që edhe do ta votojë këtë plan.

Ky dokument paraqet rëndësinë në hierarkinë e dokumenteve strategjikë në fushën e mbrojtjes pas miratimit të strategjisë së sigurisë kombëtare dhe strategjisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

Ky përbën planin e parë si vend anëtar i NATO-s, e cila e konsideron sigurinë dhe mbrojtjen e Shqipërisë si pjesë e mbrojtjes kolektive të aleancës me përfitimet dhe detyrimet përkatëse që rrjedhin prej saj. Ky është plani i parë gjithashtu, i cili vjen në formën e një ligji, fakt i cili tregon për rëndësinë që paraqet për ne zhvillimi real dhe mekanizmat e modernizimit bashkëkohor të Forcave të Armatosura. Ndërkohë po ky plan është bërë duke u bazuar në dokumentet dhe supozimet e mëposhtme duke reflektuar një barrë të plotë konceptuale dhe siguri në implementimin me sukses të tij, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë Ushtarake, të cilat në gjykimin tonë nuk ndryshojnë në një periudhë kohore 5 deri në 10 vjet. Po ashtu edhe misioni dhe angazhimet e Forcave tona të Armatosura në operacionet apo misionet e ndryshime.

Aleanca e NATO-s do të vijoj të luajë rolin e saj në kuadër e sigurisë kolektive. Roli, detyrat dhe kërkesat për kapacitete të reja në këtë drejtim nuk do të ndryshojnë dukshëm, por kërkesa për përmbushjen e detyrimeve për zhvillimin e kapaciteteve në kuadër të aleancës do të rriten. Personeli i Forcave të Armatosura nuk do të ndryshoi në termat sasior, që shkon rreth 8500 vetë, por do të ketë përmirësime në cilësi. Buxheti i mbrojtjes nuk do të ulet poshtë nivelit aktual, por do të rritet gradualisht deri në nivelin e kërkuar prej rishikimit strategjik të mbrojtjes dhe do të përdoret me efikasitet për një periudhë dhe me përcaktimet e fundit të Samitit të Uellsit.

Dua të theksoj se plani në thelb përkthehet në kuptimin e materializimit objektivat e strategjisë të sigurisë kombëtare, të strategjisë ushtarake, skenarët e rishikimit strategjik të mbrojtjes 2013 si edhe konceptin strategjik të NATO-s. I rëndësishëm është fakti se duhet të vazhdohet nga Ministria e Mbrojtjes fokusimi më shumë në drejtim të zhvillimit të Forcave të Armatosua në orientimin për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për përmbushjen e misionit kushtetues dhe mbrojtjes kolektive si detyrim i aleancës, kjo mbi bazën e burimeve dhe mundësive në harmoni me sistemin e planifikimit të mbrojtjes që ofron NATO.

Në thelb ky plan do të orientojë Forcat e Armatosura në përmbushjen me sukses të misionit të tyre në dy aspekte kryesore. Së pari, për mbrojtjen, garantimin e sovraniteti dhe pavarësisë, Mbrojtjen e integriteti territorial të vendit, dhe mbrojtën e detyrave në kuadër të aleancës NATO-s. Së dyti, të detyrave në mbështetje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare për të marrë pjesë në operacionet e ndryshme të NATO-s apo në misione e tjera paqeruajtëse.

Desha të theksoj me këtë rast sepse pata përshtypjen që diskutimi i këtij ligji të sotëm devijoi. Ndoshta me të drejtë edhe Ministrja edhe mund të ishte më e Kufizuar në këtë aspekt, por edhe parafolësit, këtu kam parasysh parafolësit e opozitës, duhet të flisnin më shumë për ligjin se sa të vazhdojmë të marrim rolin edhe të gjykatësit, edhe të kryetari të KLSH edhe të prokurorit. Këto janë çështje të cilat unë i përkas asaj race deputetësh që sa më pak të lëmë apo sa më shumë të lëmë të investojnë organet përkatëse, aq më mirë do të jetë.

Desha të theksoj me këtë rast, angazhimin e vazhdueshëm dhe mjaft serioz të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në veçanti të znj. Mimi Kodheli si ministre, jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera institucionale që ka me Parlamentin në përgjithësi dhe Komisionin për Sigurinë Kombëtare, por edhe për lidhjen dhe llogaridhënien e vazhdueshme dhe mjaft efikase e rezultative për të gjithë reformimin legjislativ të forcave të armatosura.

Përsa i përket pretendimet e ngritura nga kolegu parafolës, kam fjalën për z. Alban Zeneli, lidhur me përfshirjen e Presidentit në procesin legjislativ në harmoninë e këtij ligji apo të ligjeve të tjera, e sqaroj edhe një herë që Presidenti e ka të ndaluar të përfshihet në proceset legjislative. Presidenti flet vetëm me dekrete, miraton, bën vërejte apo i kthen mbrapsht. Kështu që mos kërkoni “qiqra në hell”, por afrohuni në diskutimet që bëhen, ka organizuar Ministria e Mbrojtjes në këtë rast apo dhe në komisionin e sigurisë kombëtare.

Si përfundim duke marrë parasysh rëndësinë e madhe që paraqet ky projektligj për zhvillimin e Forcave të Armatosura ju ftoj që ta miratojmë bashkërisht duke gjykuar që në udhëheqjen e z. Berisha, edhe opozita do ta votojë.

12.11.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.