Postuar me: 11:53 24-05-2012

Florije Peci e Eriselda Gubere, sot drejt Austrisë

Shperndaje
Etiketat
aksidentin-automobilistik-ne-qafen-e-Vishes-ne-Himare

aksidentin-automobilistik-ne-qafen-e-Vishes-ne-Himare

TIRANË- Florije Peci dhe Eriselda Gubere, dy vajzat të cilat gjenden në gjendje më të rënduar shëndetësore do të transportohen sot në Austri për një shërbim më të specializuar.

Njoftimi u bë dje nga ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Austrisë në Tiranë.

Ministri Vasili tha se falë një bashkëpunimi me ambasadën austriake do të bëhet e mundur që dy vajzat të transportohen në Austri në klinika të specializuara.

“Kemi arritur të sigurojmë transportin e dy vajzave në Austri”- tha ambasadori. Sipas tij, nesër në mëngjes mund të bëhet nisja, nëse do ta lejojë gjendja e tyre shëndetësore.

2 vajza mbeten rëndë, Mihja: Shpresë se do ia dalin

Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja tha dje se gjendja shëndetësore është relativisht e qëndrueshme për 12 nga vajzat e shtruara, ndërsa 2 prej tyre mbeten ende në gjendje të rëndë.

Gjatë një prononcimi për mediat, ndërsa shoqëronte ambasadorin e Bashkimit Evropian, Etore Sekui, Mihja tha se Florije Peci dhe Eriselda Gubere kanë nevojë për ndjekje, kujdes dhe asistencë të vazhdueshme.

Ai tha se të dy vajzat vazhdojnë të jenë nën kontrollin e aspiratorit. Lidhur me vendimin për transportimin e tyre jashtë vendit për një trajtim më të specializuar, Mihja u shpreh se ky është një vendim që do të merret hap pas hapi.

“Ne kemi shpresë se ato do t’ja dalin”- tha Mihja. Vajzat mësohet se kanë kaluar një natë të qetë.

Një ditë më parë mjeku Sami Koçeku tha se edhe Kaltra Pollozhani mund të konsiderohet rëndë, por mbetet gjithsesi në një gjendje mjaft stabile.

Koçeku tha se Eriselda Gubere vuan nga një politraumë e mirëfilltë, ka dëmtuar rëndë shpretkën si dhe ka një veshkë unike, ndërsa Florije Peci, krahas politraumës ka edhe një frakturë të shtyllës kurrizore, e cila sipas mjekut i është fiksuar sot nëpërmjet një operacioni.

Sipas mjekut Koçeku, ka disa oferta nga klinika të huaja të cilat janë të gatshme për të pranuar vajzat, por sipas tij, mbetet problem transporti pasi në gjendjen që janë vajzat duhet një transport specifik,  me avion ambulancë, sanitar.

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.