Postuar me: 10:11 12-06-2012

FMN, Lagarde: Më pak se tre muaj për të shpëtuar euron

Shperndaje
Etiketat

Më pak se tre muaj. Ky është afti maksimal që u ka dhënë drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, institucioneve të Bashkimit Europian për të bërë të mundur shpëtimin e euros. Specialistja e çështjeve të ekonomisë, në një intervistë për CNN, është shprehur në fakt se, një aksion për të shpëtuar euron duhet të bëhet në më pak se tre muaj. Fjalë që dukeshin si një përgjigje ndaj parashikimit të bërë nga ana e financierit George Soros, sipas të cilit Europa ka vetëm tre muaj për të shpëtuar euron.

Ndërkohë, shefja e FMN-së kërkoi nga qeveritë e BE-së që të vazhdojnë konsolidimin fiskal “gradualisht dhe në mënyrë të vendosur”.  Sa i përket Greqisë, Lagarde ka kërkuar një ndërhyrje urgjente kundër evazionit fiskal, duke theksuar se pagimi i taksave është shumë i nevojshëm në fatin e një vendi, si në rastin e Greqisë, por edhe në raste të vendeve të tjera.

Ajo nuk është treguar e lëkundur për daljen e mundshme të Greqisë nga euro. “Kjo është një çështje që varet nga vullneti politik i vendit”, – ka thënë Lagarde. Në vijim të intervistës, Lagarde e ka vlerësuar kancelaren gjermane, Angela Merkel duke e cilësuar si “një lidere të fortë dhe një grua kurajoze” në një botë të dominuar nga burrat.

12 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.