Postuar me: 14:30 15-06-2012

“Forbes”: Gisele Bundchen “vlen” 45 milionë dollarë në vit

Shperndaje
Etiketat

Gisele Bundchen pagëzohet top-modelja më e paguar në botë nga revista “Forbes”, me 45 milionë dollarë fitime vetëm brenda një viti, dhe konkretisht nga periudha 1 maj 2011 deri në 1 maj 2012. Dhe nëse mendoni se qëkurse u bë nënë dhe solli në jetë djalin e saj me kampionin e futbollit amerikan, Tom Brady punon më pak apo paguhet më pak, e keni gabim dhe këtë e tregojnë më së miri shifrat me gjashtë zero të të ardhurave të saj.

Në vend të dytë si top modelja më e paguar renditet Kate Moss, duke qenë gjithsesi shumë larg të parës sa i përket fitimeve, ‘vetëm’ 9, 2 milionë dollarë, krahasuar me 13,5 milionë të një viti më parë. Por duke pasur parasysh faktin se pas martesës së saj, Moss më tepër është ofruar si imazh i kompanive të ndryshme se sa si top-modele e mirëfilltë, edhe kaq fitime nuk janë keq.

Ndërsa Heidi Klum, edhe pse siguron fitime prej më shumë se 20 milionë dollarë në vit, nuk është renditur në listën e “Forbes”, duke qenë se është konsideruar më tepër si një personazh publik se sa si top-modele e mirëfilltë.

15 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.