Postuar me: 16:03 19-10-2016

Furgoni del nga rruga në Korçë ,2 të vdekur e 3 të plagosur

aksidenti-korceNjë aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku  furgoni ka dalë nga rruga e për pasojë 2 persona kanë mbetur të vdekur e 3 të tjerë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës, ndërsa në furgoni udhëtonin punonjës policie të burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.

Mësohet se viktimat janë shtetasit Fatmir Islamaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital dhe Agim Beshi, i cili ka vdekur në spital. Ndërkohë, 2 prej të plagosurve janë shtetasit Neshat Olldashi dhe Luan Kreka.

Sipas policisë, fillimisht, furgoni me targa “AA 519 EX” është përplasur me një automjet me targa “AA 251 EP”, e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.