Postuar me: 12:00 25-10-2016

Gara shpejtësie me 9 makina në Tiranë, rrezik në rrugë(Burimi: Noa.al, www.noa.al)

makina

Ngjarja ka ndodhur në unazën e madhe të Tiranës, nga mbikalimi tek Kopshti Zoologjik, në drejtim të një qendre tregtare.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi mjetet Volkswagen, me drejtues shtetasin Joni Elezi dhe makina Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia Vangjeli.

Tek sheshi “Nënë Tereza”, janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë “Drift”, mjetet, Honda, me drejtues shtetasin Alban Zaka; Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi Kodra; BMW, me drejtues shtetasin Artur T; Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert Malliku; Nissan, me drejtues shtetasin Ledon Ndini; Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi Asllani, dhe Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio Paturri.

Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese. Policia thotë se drejtuesit e mjeteve, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.

Mjetet janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do ti nënshtrohen ekzaminimeve teknike, pasi dyshohen të kenë bërë modifikime, ndryshime konstruktive, në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme, duke u kthyer në mjete sportive. Në vijim bëhet e ditur se drejtuesit e mjeteve do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Burimi: noa.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.