Postuar me: 19:42 26-06-2015

Gjallërohet konsumi, rritet tregtia me pakicë, por bien karburantet dhe elektroshtëpiaket (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip GjallërohetNë tremujorin e parë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 4,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, raportoi INSAT. Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë këtu Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve ky indeks ka pësuar rritje prej 9,5 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 16 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, duke dhënë në këtë tremujor dhe kontributin më të madh në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me Pakicë.

Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë për grupin e “Produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtimin me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 6,3 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në tremujorin e parë 2015, në grupin “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 2,6 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, dhe 12,7 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në tremujorin e parë 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndikimi pozitiv i nëngrupeve në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë prej 4,7 përqindjeje, është dhënë përkatësisht nga këta nëngrupe: nëngrupi “Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara” me +3,9 pikë përqindjeje, duke dhënë në këtë tremujor ndikimin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë; nëngrupi “Produkte farmaceutike, mjeksore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjenës personale” me +1,9 pikë përqindje; nëngrupi “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure” me +0,9 pikë përqindje; nëngrupi “Artikuj të tjerë industrial në njësi tregtare të specializuara të pa klasifikuara në grupet e sipër përmendura” me +0,3 pikë përqindje; nëngrupi “Artikuj të përzier kryesisht jo ushqimore në njësi tregtare jo të specializuara” me +0,3 pikë përqindjeje; dhe nëngrupi “Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojrat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara” me +0,2 pikë përqindjeje.

Ndërkaq, ndikimi negativ në këtë indeks është dhënë përkatësisht nga: nëngrupi “Paisje të ndryshme elektro-shtëpiake, mobiljet dhe pajisje të tjera shtëpiake” -0,9 pikë përqindje; nëngrupi “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“ me -0,8 pikë përqindje; nëngrupi “Ushqime pije e duhan në njësi tregtare të specializuara” me -0,7 pikë përqindje; dhe nëngrupi “Pajisje kompjuterike, informatike dhe të komunikacionit” me -0,3 pikë përqindje.

Monitor

tregtia-me-pakice

 

 

 

 

nengrupet

 

 

 

 

ndryshimi-vjetor

 

 

 

 

 

 

26.06.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.