Postuar me: 13:38 12-06-2012

Gjendet trupi i fëmijës të mbytur para 4 ditësh

Shperndaje
Etiketat

Sot është gjetur trupi i 11-vjeçarit, i cili u mbyt fundjavën e kaluar në Berat.

Trupi i fëmijës është gjetur në afërsi të fshatit Binaj pas 4 ditë kërkimesh nga polumbarët, në lumin Devoll.

11- vjeçari me inicialet K.T, nga fshati Banaj i Beratit ishte duke u larë me shokët në lumin Devoll, kur e ka marrë rrjedha e ujit dhe vetëm pas 4 ditë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tij.

Fundjava që kaloi ka qenë tragjike për 3 familje në Shqipëri. Përveç 11-vjeçarit në Berat, 2 fëmijë të tjerë, të cilët ishin kushërinj janë mbytur në një rezervuar në Martanesh. Dy fëmijët nga Martaneshi me inicialet, Gj.R dhe R.R kanë qenë duke u larë në rezervuar, ndërsa në tentativë për të ndihmuar njëri-tjetrin janë mbytur.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.