Postuar me: 8:02 09-06-2012

Gjirokastër, bllokohen 20 kg hashash, në kërkim korrieri

Shperndaje
Etiketat

GJIROKASTËR – Të paktën 20 kg hashash u bllokuan sot në mëngjes, ndërsa një person u shpall në kërkim, njoftoi policia e Gjirokastrës, në jug të vendit.

“Lënda narkotike u bllokua pranë stacionin të vjetër të autubuzit, 150 metra larg sheshit “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër”, thuhen në komunikatën e policisë, qe saktësoi se lënda narkotike ishte vendosur në një çantë shpine, ndërsa transportuesi, tashmë i identifikuar, u largua.

Policia është në kërkim të transportuesit, ndërsa një procedurë penale tashmë ka nisur ndaj tij.

Burimi: (d.b/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.