Postuar me: 14:05 01-07-2015

Gjyqi për vëllezërit Aliko, avokati: Nuk e vranë ata efektivin (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip GjyqiGjykata e Krimeve të Rënda gjykon sot masat e sigurisë për dy vëllezërit Aliko nga Lazarati, të cilët akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEA-s mëngjesin e 24 qershorit.

Dy vëllezërit paraqiten sot për herë të dytë para togave të zeza, për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi u arrestuan 4 ditë pas ngjarjes së rëndë ndodhur në fshatin e Gjirokastrës.

13:35 – Avokati Neshat Thana: Vëllezërit nuk janë autorë të vrasjes

Avokati mbrojtës i dy vëllezërve Aliko, Neshat Thana, hodhi poshtë pretendimet se 20-vjeçari dhe 17-vjeçari kanë qenë autor të vrasjes së efektivit të RENEA-s më 24b qershor. Thana u shpreh për mediat jashtë gjykatës, se vëllezërit Alban dhe Arbjon Aliko nuk e vranë efektivin Ibrahim Basha, ndërkohë që theksoi se të dhëna të tjera do të dalin lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur në Lazarat.

“Dy vëllezërit nuk janë autorë të farje. Do ta shpjegojmë më pas nëse kanë qëlluar me armë, pasi ato të japin deklarimi. Të dyshuarit për vrasjen janë me dhjetëra”, deklaroi avokati mbrojtës.

Është ushtruar dhunë ndaj vëllezërve Aliko?

Duhet të kuptojmë situatën, ishin persona në kërkim prej katër ditësh, qindra policë i kanë ndjekur, iu është vrarë edhe shoku. Në momentet e para të dorëzimit, ka pasur edhe shfryrje emocionale, por gjendja e tyre është e mirë.

12:45 – “Arrest me burg” për Arbjon Alikon

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arbjon Alikon, të dyshuarin kryesor për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në Lazarat.

Ndërkohë vazhdon seanca gjyqësore për të vëllanë e tij, 17-vjeçarin Alban Aliko, i cili për shkak të moshës shoqërohet në sallën e gjyqit edhe nga një psikolog.

11:00 – Ndërpritet seanca për 17-vjeçarin Alban Aliko

Seanca është ndërprerë pasi Prokuroria ka kërkuar praninë e një psikologu, për shkak të moshës së Alban Alikos, 17-vjeç dhe më pas të rinisë seanca gjyqësore.

Ndërsa, sot pritet që Arbjon Aliko, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për Prokurorinë, 20-vjeçari është autor i vrasjes së Ibrahim Bashës dhe mbi të rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Prokuroria vazhdon hetimet për të rindërtuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes, personat e përfshirë dhe rolin e tyre. Nga përgjigja e ekspertizave të mbërritura nga Policia Shkencore rezulton se, në drejtim të fugonit janë qëlluar 2 plumba.

Dy vëllezërit 17 dhe 20 vjeç u arrestuan në një tunel në Kardhiq, 20 kilometra larg Lazaratit. Ata akuzohen si pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan mbi policinë disa ditë më parë, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

 

01.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.