Postuar me: 12:03 27-10-2016

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Fushë Krujë(Burimi: Noa, www.noa.al)

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Fushë Krujë, ku është marrë kasaforta me miliona lekë brenda.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, por është konstatuar rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm, ku në qendër, Fushë-Krujë është zbuluar vjedhja e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit N.A.

Policia e sinjalizuar për grabitjen bëri këqyrjen e vendit e ngjarjes, mbledhjen e provave materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se autorët kanë thyer zgarën e hekurit të dritares së një dyqani ngjitur me pikën e këmbimit valutor dhe më pas kanë hapur murin e kësaj të fundit.

Autorët e kësaj ngjarje kanë marrë kasafortën e pikës së këmbimit valutor me rreth 10 milionë lekë të vjetra brenda.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimi: noa.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.