Postuar me: 6:49 18-06-2012

Greqi, shpallen rezultatet e para, partitë pro-euros në avantazh

Shperndaje
Etiketat

Nea Dimokratia kryeson, pritet një koalicion me socialistët. “Agimi i Artë” sërish në parlament

E gjithë bota i ka sytë nga Greqia, e cila sot ka zhvilluar zgjedhjet legjislative, pas dështimit të atyre të 6 majit të kaluar. Rezultatet pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit në zonën Euro.

Rezultatet e pjesshme zyrtare, kanë nxjerrë fituese Nea Dimokratia, me 29,5% të votave (marzhi i gabimit +/- 1%), e ndjekur nga Syriza me 27 %, Pasok me 12,4 %. Sipas rezultateve të pjesshme partia e grekëve të pavarur 7,26 %, “Agimi i Artë“ 6,83 %, E majta demokratike 5,92 %, partia komuniste Kke 4,41 %.

Sipas të dhënave të para, partia ekstreme e djathtë “Agimi i Artë” do të jetë e pranishme në parlament. Pavarësisht skandaleve të javëve të fundit, “Agimi i Artë” ka arritur të marrë pak a shumë të njëjtat vota si në 6 maj.

Ndërkohë ish-ministrja e jashtme greke, Dora Bakoyannis, njëra prej drejtuesve kryesore të Nea Dimokratia, ka deklaruar fitoren e partisë së saj, e cila është pro-euros. Lajmi është publikuar në radiot lokale.”Jemi partia e parë, ka ardhur koha të formojmë një qeveri të bashkimit kombëtar për të dal nga kriza”, ka deklaruar Bakoyannis.

Ligji elektoral grek parashikon që partia që ka shumicën e votave, mjaft e rëndësishme për rezultatin e ngushtë të këtyre votimeve, do të marrë shtesë 50 vende në parlament. Sipas analistëve, edhe pas shpalljes së rezultateve zyrtare që nuk pritet të ndryshojnë, asnjë nga partitë nuk arrin të krijojë dot qeveri e vetme dhe PASOK pritet të luajë një rol kyç në përpjekjet dhe negociatat për krijimin e një koalicioni qeverisës. PASOK është shprehur pro–Euros dhe kryerjes së reformave të kërkuara nga BE.

Ndërkaq pritet që liderët e vendeve të Eurozonës të kenë një tele-konferencë pas shpalljes së rezultateve, për të sqaruar situatën në Greqi.

17 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.