Postuar me: 7:24 16-06-2012

Greqi, sondazhet e fshehura tregojnë një “derbi” absolut

Shperndaje
Etiketat

Sot në Greqi është heshtje zgjedhjore një ditë para zgjedhjeve kritike, ku qytetarët e saj do të vendosin nese do të mbeten në euro duke iu nënshtruar masave të kursimit, apo do të dalin jashtë saj.

Zgjedhjet e nesërme cilësohen si zgjedhjet më dramatike të dekadave të tëra në Greqi.

Sondazhet e fshehura në ditët e fundit regjistrojnë një situatë “thriller”, ku dallimet mes DRe dhe SYRIZA janë në kufijtë e gabimit statistikor, ndërkohë që vërehet një përqindje e madhe e njerëzve të të pavendosur. Sipas disa kompanive, të pavendosurit janë mbi 15%.

Ekziston një klimë pasigurie për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku shumica e kompanive të sondazheve i japin një përparësi të dobët DRe, ndërsa të tjera besojnë se nëse dinamika sociale shprehet në kutinë e votimit, kjo do t’i japë fitoren SYRIZA-s.

Sipas vlerësimit të sondazheve, është e vështirë që partia e parë të kalojë kufirin prej 30%.

PASOK do të lëvizë në një numër dyshifror, por nën presionin e Demokracisë së re.

Afër normës së 6 majit ndodhet Agimi i Artë, pavarësisht rënies që provoi në disa periudha.

Shfaqet e qëndrueshme dhe E Majta Demokratike, në afërsi të normave të mëparshme, ndërsa luhatje janë vërejtur për Grekët e Pavarur dhe Partinë Komuniste Greke.

16.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.