Postuar me: 11:51 11-06-2012

Greqia, pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme

Shperndaje
Etiketat

ATHINE – Në javën e fundit të fushatës politike, të gjitha partitë kanë dendësuar paraqitjet e tyre me intervista në kanalet televizive apo në gazeta dhe me fjalime të liderëve të tyre në gjithë Greqinë.

«Përveç rrugës së papërgjegjshmërisë ekziston edhe rruga e përgjegjësisë», theksoi kryetari i partisë Demokracia e Re (DRe), Antonis Samaras, duke shtuar se disa në Greqi argumentojnë se duhet të ndërpresim marrëdhëniet me Evropën dhe të izolohemi. Ai shprehu qëndrimin se monedha e dhrahmisë këtë moment për Greqinë do të thotë «vdekje» dhe vuri në dukje se dalja nga euro, do të çojë në zhvlerësimin e cdo monedhe rreth 50% deri në 70%. Në të njëjtën kohë Samaras sulmoi Koalicionin e radikalëve grekë SYRIZA për qëndrimin rreth çështjes së emigracionit të paligjshëm.

«Më 17 qershor, largohet sistemi i kalbur politik, largohen Demokracia e Re dhe PASOK-u dhe shpresojmë që të marrin së bashku edhe bandën naziste të Agimit të Artë», theksoi dje nga ishulli i Hios, kreu i Radikalëve (SYRIZA), Aleksis Cipras, duke kërkuar një mandat të fortë popullor, për rigjallërimin e vendit, për rivendosjen e besueshmërinë ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike. Cipras u zotua se një qeveri e SYRIZA do të zbatojë një politikë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e ishujve.

«Nëse nuk formohet qeveria e përgjegjësisë së përbashkët kombëtare, vendi do flirtojë me forma ekstreme të rrezikut», deklaroi kryetari i PASOK-ut, Evangjelos Venozelos, duke folur në një takim me kuadro të partisë në Athinë, ndërsa më herët njoftoi se i dërgoi një letër me tetë pika liderëve politikë, mbi të cilat mund të arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve. Venizelos shkon sot në Romë, ku pritet të ketë një takim me presidentin italian Mario Monti.

«Z. Venizelos ka guxuar të flasë për nënshkrimet, ndërsa ishte ai që nënshkroi marrëveshjet e kredisë dhe memorandumet që varfërojnë popullin grek dhe është ai që ka nënshkruar si komision hetues për pafajësinë e ish ministrit të PASOK-ut, Aqis Cohaxopulos, për nëndetëset», deklaroi lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos.

«Dilema e zgjedhjeve të 17 qershorit është kundërshtimi i masave apo mjerimi i popullit», theksoi nga qyteti i Halqidhës, Sekretarja e Përgjithëshme e PK Greke (KKE), Aleka Papariga.

Planin e qeverisjes së menjëhershme pas zgjedhjeve të 17 qershorit me 7 pika që do të negociojë pas zgjedhjeve në kuadrin e mandateve paraprake për formimin e qeverisë, ka paraqitur në konferencën për shtyp, lideri i të Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis, i cili sot vazhdon fushatën e partisë në ishullin e Kretës.

11 Qershor 2012 – 11:25

 

Burimi: Balkanweb, Anila Jole

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.