Postuar me: 7:22 18-06-2012

Halimi: Ligj i ri për Gjykatën e Lartë

Shperndaje
Etiketat

Drejtësia

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar draftimin e një ligji të ri për Gjykatën e Lartë, duke parashikuar rritjen e numrit të gjyqtarëve, si dhe ndryshimin e strukturës së saj. Por për miratimin e kësaj nisme, e cila ka ardhur në formën e ligjit organik të Gjykatës së Lartë, mazhorancës i duhet t’i shtrijë dorën opozitës, pasi për t’u miratuar kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash. Lajmin për këtë nismë e bëri publik ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një intervistë në “AS”. Sipas tij, Gjykata e Lartë do të rritet në numër me dy anëtarë, duke e çuar në 19. “Ekspertët kanë menduar që numri të shtohet me 2 anëtarë, nga 17 në 19. Do të jetë e ndarë në tre kolegje Gjykata e Lartë, – një Kolegj Penal, një Kolegj Administrativ dhe një Kolegj Civil. Te tre këto kolegje do të kenë 6 gjyqtarë, 4 nga gjyqtarët aktualë dhe 2 nga gjyqtarët shtesë që do të vinë me shtimin e numrit”, deklaroi Halimi. Sipas tij, kjo do të ndahet në tre kolegje, të cilat do të shërbejnë për shqyrtimin e çështjeve të ndryshme. Ligji i ri detyron presidentin të konsultohet më parë me Kuvendin, para dekretimit të çdo emri për Gjykatën të Lartë.

18.06.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.