Postuar me: 15:10 20-10-2016

Hapen universitetet, 4000 kuota te paplotësuara(www.top-channel.tv)

Plot 20 mijë studentë të rinj janë ulur për herë të parë në auditorët e univeristetet publike, të përzgjedhur me skemën e re të pranimit, ndërsa kanë mbetur edhe 4.000 kuota të paplotësuara, duke pritur spostimin e vizës së kuqe sipas fazave dyditore.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla renditi arsyet e ndryshimit të skemës së mëparshme per pranimin ne universitetet shteterore dhe private, ku 20% zinte nota e tre viteve të shkollës së mesme dhe 70% ajo e maturës shtetërore.

Duke bërë një paralelizëm me të shkuarën, skema e re për ministren e Arsimit është transparante pasi nuk çon më ministria lista me shtesa, por vetë sistemi i përzgjedh, ndërkohë që u mundësohen studime të larta të gjithëve, por sipas meritës.

Fazat dyditore pritet të vijojnë deri më datë 28 tetor, ndërkohë që disa universitete kanë deklaruar se do të vijojnë të pranojnë derisa të përmbushen kuotat e pranimit.

Mjafton që studentët të jenë të vëmendshëm ndaj portalit “U Albanian” në momentin që u shfaqet me jeshile dega që ata preferojnë për t’u regjistruar, pasi pas dy ditësh e drejta digjet duke i kaluar maturantit pasardhës.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.