Postuar me: 12:01 11-06-2012

Haxhinasto-Sanino: Integrimi i vendit, mbi interesat partiake

Shperndaje
Etiketat

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

Ministri vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve europiane, dhe falënderoi z. Sannino për përpjekjet e tij personale për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Në takim u dhanë mesazhe të qarta se procesi i integrimit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, dhe që palët të dalin mbi interesat partiake. Ecja përpara e reformave të nisura është e domosdoshme me qëllim që klima pozitive e krijuar pas Këshillit të Stabilizim-Asociimit më 15 maj të kapitalizohet me marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

7 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.