Postuar me: 7:36 16-06-2015

Horoskopi 16 qershor 2015 (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip horoskopiDashi

Dita do fillojë mirë sot për ata që janë në një lidhje, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëmm që do ndërhyjnë.

Demi

Dita e sotme do fillojë mirë për ata që janë në një lidhje. Gjithçka mund të ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozinë.

Binjakët

Jeta juaj në çift nuk do ketë asnjë problem gjatë kësaj dite. Me financat nuk duhet kurrsesi të luani. Ruajeni gjendjen të paktën në gjendjen që është.

Gaforrja

Perspektivat në planin sentimental do jenë shumë të mira sot. Në planin financiar nuk do keni shumë vështirësi, por as nuk do mund të pasuroheni si e keni ëndërruar.

Luani

Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni sot kohën kur të jeni pranë partnerit. Flisni me të për çdo gjë që ju shqetëson, por edhe për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Virgjëresha

Buxheti do keTë tronditje tË njëpasnjëshme dhe nË disa momente nuk do dini nga t’ia mbani. FamiljarËt gjithsesi nuk do ju lënë në baltë.

Peshorja

Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni keq në krahët e partnerit dhe do vuani tej mase.

Akrepi

Ka rrezik të bëni çmenduri sot në jetën tuaj në çift dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë aq sa duhet personit që keni në krah. Kujdes, sepse gjërat mund t’iu dalin ters.

Shigjetari

Të dashuruarit do zbulojnë disa anë të karakterit të partnerit, të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të.

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje, mos lejoni që ndjenjat që keni për partnerin t’iu verbojnë dhe të mos shihni gjërat që do iu ndodhin. Ai ka rrezik të shohë dikë tjetër.

Ujori

Ditë më e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do zbuloni një anë tjetër të karakterit të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë.

Peshqit

Pas një periudhe goxha delikate, sot ju që jeni në një lidhje do ndiheni disi më të qetë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo lloj mënyre.

 

 

16.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.