Postuar me: 10:47 03-07-2015

Horoskopi, 3 korrik 2015 (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip horoskopiDASHI 21/3 – 20/4

Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë sot për ju që jeni në një lidhje. Nuk do mungojnë për asnjë çast debatet dhe mosmarrëveshjet.

DEMI 21/4 – 21/5

Sot gjërat kanë për t’iu ecur më së miri juve që jeni në një lidhje. Do ruani një komunikim të ngrohtë me partnerin tuaj dhe emocionet do jenë të forta.

BINJAKET 22/5 – 21/6

Jeta juaj në çift nuk do jetë e mërzitshme sot, sepse do jenë planetët ata që do ndikojnë pozitivisht. Do i shprehni pa fund ndjenjat tuaja.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Kërkoni më shumë qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Yjet do ua mundësojnë këtë gjë. Do qëndroni më tepër kohë me partnerin tuaj.

LUANI 23/7 – 21/8

Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për të gjithë ata që janë në një lidhje. Ndërkaq që gjendja e financave do konsolidohet më tepër fale masave të marra.

VIRGJË RESHΑ 22/8 – 23/9

Ata që janë në një lidhje do i sqarojnë më në fund disa gjëra që ju kishin mbetur pezull këto kohë dhe do ndihen shumë më të qetë pranë personit që duan.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Nuk do jetë aspak një ditë pozitive kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni shumë kokëfortë dhe në çdo moment do nxitni probleme e konflikte.

AKREPI 24/10 – 22/11 Yjet do ndikojnë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do ju bëjnë t’i kuptoni gabimet. Gjeni një mënyrë për të folur qetësisht me partnerin dhe për te zgjidhur problemet.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ditë e mbushur me lumturi kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës të bekuar nga yjet dhe emocionet do jenë të forta.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Sot do jeni gati të bëni çdo lloj çmendurie vetëm që dita të sjellë kënaqësi. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse ju shpenzoni pa fund situata mund të përkeqësohet.

UJORI 21/1 – 19/2

Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do vijë gjithmonë duke u përmirësuar. Nëse tregoheni të matur si sot do pasuroheni shpejt.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni. Gjendja do vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shume falë maturisë së treguari kohët e fundit.

 

03.07.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.