Horoskopi Javor

Postuar lajme Ne 21:11 17-05-2013 Me 0 Komente

Horoskopi javor 20. maj deri 27. maj 2013

 

BpRltDashi

Gjate kësaj jave stabiliteti do mbizotërojë ne jetën tuaj ne çift. Nuk do ketë me debate te forta apo zënka për gjera te kota. Te dy do tregoheni me tolerante dhe te kuptueshëm. Beqaret, ndryshe nga me pare do tregohen te matur para se te hedhin çdo lloj hapi. Ne planin financiar duhet t’i vendosni vetes disa frena sepse përndryshe nuk keni për t’ia dale dot. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Disa do preken nga gripi ndërsa disa te tjerëve do iu acarohet fyti. Situata profesionale do filloje te konsolidohet dhe do jeni me te sigurte pe rate qe doni te bëni ne te ardhmen. Gjithçka do shkoje sipas planeve. Familja do ketë një vend te rëndësishëm për ju.

 

BvqkFDemi

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak si një lume i qete gjate kësaj jave. Do e provokoni mjaft partnerin dhe skenat e xhelozisë nuk do mungojnë për asnjë moment. Debatet do ekzistojnë çdo dite, por java do mbyllet me pasion te zjarrte. Merkuri do ndikoje pozitivisht tek jeta sentimentale e beqareve. Mundësitë për te bere për vete atë qe iu pëlqen do shumëfishohen. Fale mbështetjes se Saturnit do i menaxhoni me maturi dhe kujdes financat. Mund te merrni edhe ato para qe kishit dhënë hua. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do ankoheni nga pagjumësia dhe mund te keni probleme nervore. Për sektorin profesional do jete periudhe e favorshme. Do i ngjisni shkallet dy e nga dy. Jeta familjare do jete shume e qete.

 

6xEwRBinjaket

Për ata çifte qe kane ëndërruar gjithmonë risitë dhe ndryshimet, kjo jave do jete mjaft e përshtatshme. Do provoni eksperienca te reja me partnerit dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do Benin mire te qëndronin vetëm dhe te reflektonin për te ardhmen. Ditët e fundit te javës mund te ketë ndonjë propozim interesant. Shëndeti do jete delikat. Lodhja do beje punën e vet dhe mund te keni shqetësime te mëdha. Ditën e mërkure duhet te bëni shume kujdes. Ne pune nuk do arrini dot ato qe dëshironi. Do iu dalin pengesa te mëdha te cilat mezi do i kaloni. Gjithsesi motivimi nuk do humbasë. Me familjaret do kaloni me tepër kohe dhe do ndiheni mire.

 

ZlcFPGaforrja

Marrëdhënia ne çift do jete me e mire se kohet e fundit. Do e keni me te lehte te flisni hapur me atë qe keni ne krah dhe nuk do i mbani me asnjë te fshehte. Beqaret do kenë disa takime, por personat nuk do kenë te gjitha cilësitë qe ata kane ëndërruar. Ne planin financiar duhet te tregoheni realiste dhe te mos shpenzoni duke menduar vetëm për te sotmen. Do gabonit rende nëse nuk do hiqnit disa lek mënjanë. Shëndeti do jete i mire dhe pjesa me e madhe nuk do kenë as shqetësimin me te vogël. Ne pune gjithçka do iu realizohet si me magji. Nga ana tjetër do jeni mjaft te motivuar dhe nuk do dorëzoheni lehte. Familja nuk do ketë probleme.

 

Zy7GaLuani

Ne përgjithësi gjate kësaj jave do mbizotërojë harmonia ne çift. Do e vazhdoni komunikimin dhe bashkëpunimin. Disa do mendojnë edhe për një bashkëjetese. Beqaret do tërhiqen mjaft nga rreziku dhe nuk do iu pëlqejë aspak një lidhje e qete. Ne planin financiar do iu buzëqeshë fati. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni dëshiruar dhe buxheti nuk d tronditet. Shëndeti do mbrohet nga  te gjithë planetët. Nuk do keni asnjë shqetësim sado te vogël. Situata profesionale do qartësohet edhe me tepër. Do i keni te qarta te gjitha idetë dhe do ecni ne rrugën e duhur. Nga ana tjetër do jeni edhe me te organizuar. Marrëdhënia me familjaret do jete me e mire.

 

TH4H5Virgjeresha

Çiftet do kalojnë një jave paksa te vështirë. Do ndihen te lënë pas dore dhe te braktisur nga partneri. E mira do jete te flisni me atë dhe jo ta mbani gjithçka përbrenda. Për beqaret mund te ketë takime, dashuri me shikim te pare dhe emocione te mëdha. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Ekuilibri financiar do tronditet mjaft. Nuk është koha për te bere investime dhe as transaksione. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i mire. Mund te keni djegie stomaku dhe fryrje barku. Mbani ndonjë diete. Ne pune do jeni mjaft luftarake dhe nuk do ndaleni derisa ta arrini atë qe keni planifikuar. Profesionet liberale do kenë arritje me te mëdha. Jeta familjare do jete mjaft e privilegjuar.

 

376pIPeshorja

Do kërkoni ngulm gjate kësaj jave ta monopolizoni vëmendjen e partnerit tuaj dhe te jeni mbretëresha absolute e tij. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere këtë sepse përndryshe mund te mërzitni shume. Beqareve nuk do iu mungojnë takimet. por asnjeri prej tyre nuk do jete ai qe ata kane kërkuar. Urani këshillon maturi ne planin financiar. Për te shpenzuar është shume e thjeshte, por për ta stabilizuar buxhetin tmerrësisht shume e vështirë. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla, por nuk duhet te alarmoheni. Kujdesuni me tepër për vete dhe flisni sa duhet. Jeta profesionale do shkoje me se miri. Nuk priten probleme. Edhe jeta familjare do jete e animuar.

 

EQr91Akrepi

Nuk do ketë asnjë rrezik gjate kësaj jave qe rutina ta pushtoje jetën ne çift. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do po përgatisni surpriza për njeri tjetrin. Beqaret do jene te vendosur ta gjejnë personin ideal dhe do kërkojnë ne çdo vend ku do shkelin. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur dhe realiste. Nëse i bëni balle tundimit për te kryer shpenzime marramendëse, gjithçka do shkoje me se miri. shëndeti nuk do jete shume i mire. Nuk do kujdeseni aspak për veten dhe do abuzoni me ushqimin. Ne planin profesional priten ndryshime te mëdha, por jo te gjitha do jene pozitive. Jeta familjare do jete ne qendër te vëmendjes për ju.

 

IC9bCShigjetari

Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e me e qete se kohet e fundit. Te dy do i mendoni gjerat me kujdes dhe nuk do nxitoheni aspak. Gjithçka do e bëni ne mirëkuptim te plote me njeri-tjetrin. Beqaret do duhet te zgjedhin ndërmjet një lidhjeje afatshkurtër, por emocionuese dhe një lidhjeje afatgjate, por ne fillim problematike. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë shume shpejt buxhetin. Për një shëndet edhe me te mire duhet te merreni me sport dhe te ecni sa me shume ne këmbë. Ne pune mos flini, por përqendrohuni tek ajo qe keni për te bere dhe ecni me hapa te shpejte. Familja pa probleme.

 

k35HrBricjapi

Harmonia do mbretëroje gjate gjithë kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Pasioni do rindizet fuqishëm dhe do kaloni momente te mrekullueshme. Çështjet e zemrës nuk do jene te mira për beqaret. Me mire mos i ndërlikoni gjerat me dorën tuaj dhe qëndroni edhe pak vetëm. Për financat duhet te kujdeseni me tepër. Investimet e mëdha duhet t’i bëni pas te mërkurës. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do jeni ne forme te mire dhe plot energji. Edhe ata qe kane pasur shqetësime me shpinën apo këmbët do ndihen me te qete. Ne pune planetët do iu krijojnë te gjitha kushtet e nevojshme qe te arrini atje ku doni. Me familjaret do debatoni paksa, por gjithçka do zgjidhet shpejt.

 

IB8M8Ujori

Se bashku me te dashurin tuaj do krijoni një klime sa me te ngrohte ne çift gjate kësaj jave. Do qëndroni me shume pranë njeri-tjetrit dhe do tentoni te flisni edhe për tema delikate. Për beqaret instinkti do dale mbi arsyen dhe kjo mund t’i çoje drejt gabimit. Mos kërkoni te merrni mollën e ndaluar. Situata financiare do konsolidohet mjaft fale ndihmës qe do iu japin disa miq. Shëndeti nuk do jete i mire nëse bëni një jete te paqëndrueshme dhe frekuentoni lokalet e natës. Pagjumësia dhe ndotja e ambienteve do shkaktojnë probleme. Ne pune nuk duhet t’i neglizhoni detajet e vogla sepse ato mund te bëjnë ndryshimin. Jeta familjare nuk do përbëjë problem.

 

ABYniPeshqit

Edhe pse keni pasur debate te forta me partnerin, gjate kësaj jave do keni kurajën te përballeni me to. Planetët do iu gjenden pranë dhe do iu mbështesin. Beqaret nuk duhet ta idealizojnë qe ne fillim personin qe do takojnë sepse mund te zhgënjehen shpejt. Financat nuk do jene te këqija, por gjithsesi duhet te shmangni operacionet e mëdha dhe rreziqet e tejskajshme. Shëndeti do jete i mire vetëm se duhet ta mbroni veten nga ndonjë infeksion i mundshëm. Ne pune duhet ta dyfishoni maturinë dhe kujdesin. Mos hidhni hapa te nxituara pa qene te sigurt se ajo qe doni te bëni është me e mira. Jeta familjare do jete me e qete dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet.

Burimi : horoskopishqip.net

Komenti Juaj :


9 − = four

All Rights Reserved