Horoskopi Mujor

Postuar lajme Ne 19:02 17-05-2013 Me 0 Komente

BpRlt

Dashi

Gjate këtij muaji humori juaj do ndryshoje shpeshherë dhe nuk do jeni shume komunikues me ata qe iu rrethojnë. Ne çift mund te përballeni me debate dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Do bënit mire te mos merrnit vendime te nxituara te cilat shume shpejt do iu duken te gabuara dhe te pamenduara mire. Beqaret nuk do duan aspak te argëtohen, por do tregohen te hapur për takime serioze. Shëndeti do jete delikat sidomos ne javët e para. Do iu mungoje energjia dhe mund te keni dhimbje koke. Me financat duhet te tregoheni shume me te matur 17 ditët e para te muajit, atëherë kur edhe situata do jete e paqëndrueshme. Ne planin financiar do përballeni me pengesa dhe vështirësi, por pak nga pak dhe fale këmbënguljes do ia dilni mbanë me sukses. Mos u dorëzoni lehte.

 

BvqkFDemi

Komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit tuaj nuk do jete shume i mire këtë muaj. Nuk do veproni me takt dhe pa dashje mund ta lëndoni thelle atë qe doni. Qe nga data 8 situata do filloje te përmirësohet dalëngadalë deri ne fund ku ambientit do i rikthehet harmonia. Beqaret duhet te joshin sidomos 10 ditët e para sepse me vone do jene te angazhuar dhe nuk do kenë kohe. Lodhja do ketë goxha pasoja tek shëndeti. Kujdesuni me tepër për higjienën dhe këshillohuni me mjekun për çdo lloj shqetësimi. Ne tavoline mos qëndroni gjate. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes para se te shpenzoni. Situata nuk do jete e keqe, por gjithsesi kujdesuni. Ne pune do jeni te motivuar, dinamike dhe te vendosur për t’ia dale mbanë. Dy javët e para do jene me te suksesshmet, e kini parasysh këtë gjë.

 

6xEwRBinjaket

Ne përgjithësi marrëdhënia ne çift do jete e mire gjate këtij muaji. Do e dëgjoni me vëmendje tjetrin dhe do keni me tepër besim tek ai. Javën e fundit priten disa debate te vogla, por ato do zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Beqaret do kenë me shume fat gjysmën e dyte te muajit. Takimet ne ato dite do jene te shumta dhe mjaft interesante. Zemra juaj do filloje te rrahe me fort. Për sa i përket shëndetit duhet te tregoheni te kujdesshëm me ushqimin dhe mos e teproni me yndyrën kripen dhe sheqerin. Financat do jene te paqëndrueshme gjate gjithë kohës dhe nuk do ketë asnjë përmirësim. Mundohuni te shpenzoni me pak dhe mos bëni çmenduri. Jeta profesionale do ketë vështirësitë e veta, por me guxim dhe vendosmëri do i ngjitni shkallet një nga një. Komunikimi dhe durimi do jene pikat tuaja te forta.

 

ZlcFPGaforrja

Jeta ne çift do jete me e rëndësishme se gjithçka tjetër këtë muaj. Do bëni gjithçka qe atmosfera te jete gjithë kohës e ngrohte dhe harmonike. Disa do fillojnë te bëjnë edhe projekte mbi te ardhmen. Ata qe kane pasur probleme do i zgjidhin shume me shpejt sesa mendonin. Beqaret do kenë me shume besim tek vetja dhe do e gjejnë atë qe kane ëndërruar. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire, megjithatë për te qene me ne forme duhet te merreni edhe pak me aktivitet fizik. Një ecje e lehte apo një shëtitje fundjavave do iu bënte mire. Ne planin financiar do jene disa te afërm qe do iu nxjerrin nga situata e vështirë ne te cilën jeni futur. Ne pune si gjithmonë do tregoheni profesioniste te vërtetë. Qetësia dhe maturia do iu sjellin suksesin qe keni kërkuar prej kohesh.

 

Zy7GaLuani

Java e pare do jete e mbushur me debate për çiftet. Keqkuptimet me partnerin do jene te shumta dhe kokëfortësia e te dyve do krijoje shpesh konflikte. Me pas gjerat do fillojnë te përmirësohen dhe ditët do bëhen me te bukura. Beqaret nga ana tjetër do kenë këtë status vetëm për pak kohe. Pas ditës se 8 do kenë takime te veçanta te cilat mund t’ua ndryshojnë edhe gjithë rrjedhën e jetës. Me shëndetin nuk duhet te luani ne asnjë mënyrë. Hani ne mënyrë te ushqyeshme dhe ruani një ekuilibër. Aktiviteti sportiv do iu mbante me ne forme. Ne planin financiar do keni dite te vështira. Shpenzimet qe keni bere kohet e fundit do kenë ndikim te madh tek te ardhurat. Kujdes! Për planin profesional do jete një muaj i ngarkuar dhe i lidhshim, por me shume arritje. Me ne fund do arrini atje ku doni.

 

TH4H5Virgjeresha

Gjate gjithë muajit do mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi ne çift. Do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë moment prej tij. Disa do tregohet te gatshëm te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret nuk duhet vetëm te presin qe dikush t’iu bjere nga qielli. Kërkoni dhe keni për te gjetur. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mos besoni shume tek mjekimet popullore, por shkoni bëni sa me shpejt ndonjë kontroll. Situata financiare do jete gjithë kohës e paqëndrueshme. Mire do ishte te kurseheshit paksa me shpenzimet. Ne planin profesional tensioni do filloje te ulet dhe do jeni me te lire te veproni. Disave mund t’iu behet edhe një propozim për ndryshim te postit. Mendohuni mire para se te thoni fjalën e fundit.

 

376pIPeshorja

Për jetën ne çift do jete një muaj me harmonik dhe i mbushur me emocione te mëdha. Disa do bëjnë projekte e disa te tjerë do bëjnë ndonjë çmenduri te vogël për te përjetuar me shume kënaqësi. Perspektivat për beqaret do jene te mira. Përfitoni sa me shume te mundni nga takimet qe do keni. Tensioni qe do keni ne pune mund te sjelle probleme shëndetësore. Stresi dhe lodhja do bëjnë punën e vet. Mundohuni te ecni me shume ne këmbë dhe te relaksoheni. Financat mund te jene te qëndrueshme nëse mundoheni te shpenzoni me kufi. Mund t’ia dilni edhe me pak te ardhura. Për punën nuk do jete muaj shume i qete dhe do iu duhet te merrni vendime te vështira. Javët e fundit situata do filloje te përmirësohet, por kjo nuk do te thotë qe tashme ju mund te lini gjithçka pas dore.

 

EQr91Akrepi

Gjate gjithë muajit do jeni me humor te mire dhe do kaloni momente shume te këndshme me partnerin tuaj. 10 ditët e para do jene me te këqijat dhe me te rrezikshmet. Kujdes edhe me skenat e tepruara te xhelozisë. Beqaret do kërkojnë te joshin shume, por nuk do arrijnë te bëjnë për vete askënd. Shëndeti nuk do jete i keq, madje ne pjesën me te madhe te ditëve do ndiheni ne forme te shkëlqyer dhe plot energji. Sporti dhe yoga do jene aktivitetet me te preferuara. Nëse me financat iu dalin probleme, ulni fillimisht shpenzimet dhe me pas bëni një riorganizim te situatës. Ne pune duhet te mësoni t’iu thoni edhe jo disa kolegeve qe iu kërkojnë gjithë kohës ndere e favore. Nga ana tjetër projekti qe keni nisur do vazhdoje me ritme te shpejta. Do merrni rezultatet qe keni pritur gjithë kohës.

 

IC9bCShigjetari

Ky muaj nuk do jete shume i qëndrueshëm për jetën ne çift. 15 ditët e para do keni vështirësi komunikimi dhe secili do mendojnë vetëm për veten. Mos harroni qe keni edhe dike pranë dhe toleroni here pas here. Beqaret do kenë takime mjaft interesante, por nuk do e kenë shume te qarte atë qe duan te bëjnë ne te vërtetë. Mos hidhni hapa te nxituara sepse ka kohe për gjithçka. Shëndeti do jete i mire dhe nuk do ketë asnjë problem. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me te qete. Financat papritur do kenë përmirësime te ndjeshme. Shfrytëzojeni këtë fakt për te bere investimet me te domosdoshme. Ne pune do bashkëpunoni mjaft me koleget dhe do ua vini gjithmonë veshin këshillave qe do iu japin shefat. Tregohuni edhe pak me te duruar dhe do keni shume sukses.

 

k35HrBricjapi

Qe ne fillim te këtij muaji do tregoheni me optimiste për jetën tuaj ne çift dhe do filloni te kujdeseni me tepër për atë qe keni ne krah. Ai nga ana e tij do iu mbështesë ne çdo projekt profesional. Nëse ju beqareve do iu tërheqë shume dikush, mos e pengoni zemrën te dashuroje. Shëndeti nuk do jete delikat, megjithatë specialistet rekomandojnë çdo dite nga pak aktivitet fizik. Do ndiheni ne forme me te mire. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme, prandaj mund te kryeni investimet qe keni dëshiruar gjithmonë. Ne pune do iu jepet një mision i vështirë, por qe me pak mund dhe sakrifica do mund t’ia dilni. Dy javët e para do jene me te vështirat për t’u kaluar, me pas gjerat do ndjekin udhën e duhur. Tregohuni me te vendosur dhe me te duruar.

 

IB8M8Ujori

Fillimi i këtij muaji do jete paksa i vështire për ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi nuk do jete me aq i forte sa me pare dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje. Me kalimin e ditëve atmosfera do filloje te ngrohet fale ndikimit pozitiv te yjeve. Beqaret do kenë disa takime prej te cilave mund te nisin edhe histori dashurie serioze. Gjithsesi nuk duhet te nxitoheni për asnjë arsye. Shëndeti hera herës do jete paksa delikat. Do keni probleme me gjumin dhe lodhja do iu beje te pafuqishëm. Kujdesuni pak me tepër për veten. Nëse doni qe gjerat te përmirësohen ne planin financiar duhet te merrni masa strikte dhe te tregoheni me te duruar. Ne planin profesional do iu behet një propozim mjaft i rëndësishëm. Reflektoni me kujdes para se te jepni një përgjigje. Dy javët e fundit do jene mjaft te suksesshme.

 

ABYniPeshqit

Jeta juaj ne çift do jete e paqëndrueshme gjate këtij muaji. Shpeshherë do e harroni partnerin sepse do merreni me angazhimet profesionale. Mos e teproni nëse nuk doni qe gjerat ndërmjet jush te marrin tatëpjetën. Beqaret do argëtohen mjaft me personat e shumte qe do takojnë, por serish nuk do arrijnë te gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Shëndeti mund te ketë ndonjë problem te vogël. Ngarkesa e madhe dhe lodhja mund te sjellin dhimbje koke, tension dhe dhimbje muskujsh. Pak sport do iu bënte mire. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri. Mund te kryeni edhe investime me rëndësi. Ne pune do keni shume ambicie dhe do jeni te motivuar. Ata qe mendojnë te fillojnë një projekt te ri do jene mjaft bindes ne sytë e shefave dhe do e arrijnë atë qe duan.

Burimi : horoskopishqip.net

Komenti Juaj :


nine + = 12

All Rights Reserved