Horoskopi Vjetor 2013

Postuar lajme Ne 19:03 17-05-2013 Me 1 Koment

Dashi – 2013

Lidhje te reja dhe surpriza jo zhgënjyese  Kete vit qe shkoi ka pasur shumë trazira përsa i përket ndjenjave. Janë ndjenjat ato të cilat kanë vuajtur më shumë për gjërat që ju nuk mund të realizoni. Për këtë arsye ju ushqeni shumë shpresa nga viti 2013, që në të vërtetë nuk ka për t’ju zhgënjyer. Do të krijoni një lidhje jo zhgënjyese, madje mund të themi të shkëlqyer, por natyra juaj prej njeriu që do të arratiset mund të hedhë në erë gjithçka. Do të keni shpesh herë dëshirë për tia mbathur por kjo nuk do të sjellë asgjë të mirë për ju. Yjet ju këshillojnë të bëni kujdes dhe të reflektoni: mos ngatërroni një dashuri të madhe me një flirt të zakonshëm..Nëse këtë dashuri do ta konsideroni flirt mund të bëheni pishman dhe të vuani gjatë, por kurrë nuk do të mund ta rifitoni më. Viti do të jetë stabël dhe i sigurtë për çiftet e vjetra dhe për ato në fillim të historisë së tyre.    PunaNë të kundërt të tipit tuaj puna këtë vit do të jetë e qëndrueshme dhe pa ndonjë dëshirë të madhe për të lëvizur. Jo se gjërat nuk do të shkojnë mirë për ju, por vëmendja juaj nuk është të shkëlqeni në punë këtë vit. Do të tërhiqeni pak mënjanë për të lënë të tjerët të punojnë pa u stresuar shumë. Por në fund të gushtit nuk do të duroni më. Do të hidheni në aktivitete dhe investime të reja të cilat do të rezultojnë të jenë goxha fitimprurëse në të ardhmen. Ju jeni një administrues i mirë lekësh, por ky vit është i vështirë për të pasur shumë lekë në duar. Yjet këshillojnë të bëni kujdes me shpenzimet dhe të hiqni ndonjë lek mënjanë për cdo rast.
Demi – 2013

 Një vit i mbarë në dashuri dhe biznes   Viti 2013 do të jetë shumë pozitiv për problemet e zemrës qoftë nëse jeni në cift qoftë nëse jeni beqarë. Ju dihet se nuk keni një karakter të lehtë por ka të ngjarë që këtë dashuri të re të nisur nuk do të doni ta humbisni. Do të mungojnë shpërthimet tuaja të zemërimit dhe vendin do ta zerë gjatë gjithë vitit një dialog frutdhënës. Madje mund të ketë ndryshime të mëdha për ju nga muaji Maj kur mund të vendosni të martoheni apo të keni një fëmijë. Ata që janë ujqër të vetmuar do të ndihen shumë të vetmuar këtë vit sa do të duan të që të kenë diçka më shumë sesa miqësi me një njeri shumë të veçantë për ta. Muaji Maj është ideali për të hedhur hapin e madh dhe për ta propozuar. Planetin e dashurisë Afërditën do ta keni në krah gjithë vitin duke nisur nga data 8 Shkurt.    PunaKreativiteti që keni ju bën të dalloheni kudo që jeni por në fakt këtë vit duhet ta ridimensiononi këtë aftësi tuaj të veçantë. Nëse ju do të arrini ta bëni këtë atëherë do të jetë një vit i madh për ju. Do të jetë një vit fitimrpurës edhe nëse punoni në shtet por edhe nëse ju punoni për veten tuaj pra privat. Paratë nuk do të mungojnë por ju jeni të aftë t’i prishni të gjitha në një ditë. Ndaj ju duhet të ndiqni politika të mirëfillta kursimi. Do të jenë bazë për të ardhmen.
Binjaket – 2013

Duhet të vendosni përfundimisht dhe, bëni kujdes me sjelljenJu pret një vit 2013 shumë impenjativ përsa i përket ndjenjave. Ata që janë beqarë do të vendosin më në fund t’i shprehin hapur ndjenjat një personi që prej kohësh i tërheq, por që nuk kanë mundur kurrë t’ia shprehin ndjenjën për shkak të frikës se mos refuzohen. Nëse doni ta bëni një gjë të tillë bëjeni nga Janari në Prill sepse yjet do të jenë në krahun tuaj këtë herë. Për ata që prej kohësh kanë probleme në çift duhet të gjejnë një zgjidhje përfundimtare: ose të marrin fund grindjet ose nëse gjërat nuk rregullohen më jepini fund këtij raporti që është bërë shumë stresues. Dhe dijeni se faji është juaji, i egoizmit tuaj edhe pse “të ekuilibruar”. Jepini pra, përdorni sharmin dhe rregullojini marrëdhëniet me partnerin, por kini parasysh se në të ardhmen nuk do t’ju falin më. E keni tepruar pak apo jo?  PunaJu jeni punëtor, por nuk është e thënë që ky vit të jetë vaj për ju. Ju e prishni gjithçka me tipin që keni. Mbajeni gojën të mbyllur pra dhe mos flisni më shumë nga sa duhet pasi do të krijoni më kot armiq. Bashkëpunëtorët tuaj mund të mos durojnë këto ‘kryengritje” pa kuptim dhe pikërisht në periudhën kur duhet të punoni më shumë. Financat do të përmirësohen duke nisur nga Marsi edhe pse në punë ulje-ngritjet do të jenë të dukshme. Kujdes bëni me shpenzimet. Ju ndodh shpesh të shpenzoni shumë dhe pa leverdi
Gaforrja – 2013

 Mos u fshihni në dashuri, këtë vit lekët do të shtohen   Ju jeni i tërhequr dhe doni të jetoni i mbrojtur nga surprizat që sipas jush janë gjithmonë jo të mira. Por nuk është e thënë që të jetë kështu gjithmonë, përkundrazi. Nëse ju jetoni një dashuri të fshehtë, emocionet dhe momentet e bukura kur zemra rreh fort nuk do të mungojnë. Ju jeni shumë i shqetësuar që ta ruani në konfidencë të plotë këtë lidhje dhe është pikërisht kjo fshehtësi dhe ky kujdes që e bëjnë shumë emocionuese lidhjen tuaj. Pra, mos u fshihni dhe dashuroni me sinqeritet. Për ata që janë të lirë do të tërhiqen shumë nga një njeri, të cilin do ta njohin në një rrethanë të çuditshme. Edhe ai do t’ju vërë re, ndaj mes jush do të lindë një lidhje e fortë pasioni. Periudhat më të mira janë 29 Janar-21 Shkurt, 9 Maj-5 Qershor dhe 6-31 Dhjetor.    PunaEntuziazmi, shpirti krijues, fantazia dhe pak fat (që nuk bën asnjëherë keq) do t’ju çojnë larg, në mënyrë të veçantë në punët që kanë të bëjnë me fantazinë dhe krijimtarinë. Keni ide të jashtëzakonshme, shumë prej të cilave mund të përkthehen në veprime dhe ndërmarrje konkrete në punën tuaj. Këtë vit duhet të jeni të organizuar, të disiplinuar dhe të kujdesshëm më shumë se kurrë dhe duhet ta trajtoni punën tuaj si një sfidë, të cilës duhet t’i përgjigjesh me të gjitha forcat. Do të ketë përmirësime në statusin që ju keni në punë, rritje të detyrë, promovime dhe natyrisht lek më shumë.
Luani – 2013

 Keni mbrojtjen e fuqishme të Jupiterit, mos hezitoni në asnjë vendim  Këtë vit që vjen do të ketë të reja në fushën sentimentale. Ju do të mbështeteni shumë nga mbreti i planetëve Jupiteri që nga ana e tij do të ketë mbështetje të jashtëzakonshme nga Marsi dhe nga Neptuni. Pra, forca juaj tërheqëse këtë vit do të jetë e parezistueshme. Nëse jeni beqarë do të keni shans të madh për të takuar njeriun, që do të ndryshojë jetën tuaj dhe do t’ju falë dashurinë e jetës. Bëhet fjalë natyrisht për një lidhje afatgjatë dhe serioze, e cila ka të gjitha mundësitë të përfundojë me “happy end”. Nëse jeni në çift, atmosfera mes të dyve do të ndryshojë dhe do të krijohet një klimë shumë e mirë, harmonike dhe erotike e cila nuk ekzistonte prej kohësh mes jush. Periudha më me fat në dashuri do të jetë vera . Pra, vera juaj e këtij viti do të jetë magjike.    PunaJupiteri nuk do t’ju lëshojë gjatë gjithë vitit. Do të keni pa asnjë rezervë mbështetjen e tij edhe në fushën e parave dhe të punës. Do të keni realizime të mëdha të projekteve tuaja dhe në të njëjtën kohë të ardhurat nuk do të mungojnë . Pra, puna rritet dhe shpërblimi për këtë punë do të jetë i menjëhershëm jo si vonesat e këtij viti. Xhepi juaj prej kohësh “thatë” do të “lulëzojë”. Dhe natyrisht edhe humori juaj. Ky vit ju jep mundësinë të shikoni edhe më larg. Projektet e nisura këtë vit do të mund të kenë të ardhme të sigurtë. Mos hezitoni pra.
Virgjëresha – 2013

Shumë i suksesshëm për punën dhe financat  Do të jetë një vit shumë intensiv, madje për tipa të matur si ju ky vit do të jetë trazues. Raportet në çift nga muaji Prill në muajin Gusht do të kenë zhvillime shumë pozitive. Kush mendon se ka probleme në çift do të arrijë t’i zgjidhë ato në mënyrë të tillë sa të kthejë qetësinë dhe stabilitetin sërish. Do të jetë thelbësore për ju kjo siguri pasi ju besoni tek qetësia dhe siguria. Për ata që janë vetëm ka ardhur koha të heqin dorë nga vërejtjet dhe natyra shumë kritike ndaj të tjerëve. Është pikërisht kjo që nuk ju lejon të shikoni njerëzit që keni në krah. Ky vit do t’ju ndryshojë , do të jeni të aftë të lëshoheni dhe të ndiqni instiktin dhe kjo do të çojë në një lidhje të bukur dhe plot pasion.  PunaDisa nga karakteristikat e tua janë saktësia dhe mënyrë precize e të menduarit. Do të gjeni më në fund, pas shumë kohe, punën që keni ëndërruar dhe që keni kërkuar. E keni fituar me meritë dhe falë karakteristikave që  ju gëzoni. Do të vlerësoheni nga kolegët dhe shefat tuaj dhe do të keni mundësi të mira ecjeje në karrierë. Periudha më e mirë është nga Janari në Qershor. Për më tepër do të keni fitime pasi për një kohë të gjatë kasa juaj ka mbetur thatë. Pra më në fund erdhi ora juaj.
Peshorja – 2013

 Kujdes me xhelozinë, projekte të mëdha në punë   Ata, të cilët janë në kërkim të një partneri apo e ndjejnë veten të zhgënjyer dhe të plagosur nga një histori në mbyllje duhet të përgatiten se nuk do të rrinë gjatë vetëm. Viti 2013 do të ketë të reja të rëndësishme në fushën sentimentale. Në verë, ju do të jeni protagonistë, do të jeni në qendër të vëmendjes por në fakt në thellësi të zemrës tuaj do të donit diçka tjetër dhe nuk do të kënaqeni tërësisht me këtë vëmendje masive që do të merrni. Megjithatë nëse do të vendosni të nisni një lidhje të re ajo do të jetë e bukur, pothuajse do të bëjë që të harroni dikë që ju e mbani thellë në zemër. Për ata që janë çift kujdes me xhelozinë, madje kjo u këshillohet edhe atyre që janë në fillim të lidhjes së tyre. Mos e mbysni me xhelozinë tuaj lidhjen që në fillim. Në mënyrë të veçantë nëse partneri është Shigjetar duhet të bëni kujdes me posesivitetin tuaj. Rrezikoni seriozisht ta humbisni atë.    PunaKëtë vit puna do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Do të përfshiheni në projekte, të cila i keni lënë pas dore dhe që do të rezultojnë shumë të mira dhe lancuese për karrierën tuaj. Megjithatë yjet këshillojnë të bëni kujdes dhe të vlerësoni çdo hap që hidhni dhe vendim që merrni. Suksesi shkon paralelisht me rrezikun për të rënë. Periudha kur të gjithë yjet i keni me vete dhe japin me shumë bujari, shans është qershori. Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe hidhuni në sulm
Akrepi – 2013

 Shumë favorizues për personat që merren me biznes dhe administrim   Më në fund do të keni një periudhë të qetë relaksi në të cilën edhe pasionet më të forta do të qetësohen dhe dallgët më të larta do të kthehen në valë të vogla. Do të qetësoheni falë një ndikimi të shkëlqyer të Jupiterit në shtëpinë tuaj të dytë. Ai do t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të reflektoni duke bërë që harmonia me partnerin të jetë e jashtëzakonshme dhe afeksioni të rritet. Pra, për të gjithë ata që janë duke përjetuar një histori dashurie të lumtur dhe të qetë, viti 2013 do të jetë një super vit. Madje edhe çiftet të cilat nuk rreshtin së grinduri do të kalojnë një vit të jashtëzakonshëm mirëkuptimi që do të arkivohet si një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre. Por nuk do të mungojnë edhe të rejat dhe zhvillimet për ata të cilët janë në kërkim të një lidhjeje të re. Periudha më me fat është Maji-Korriku, por edhe muajt e fundit të vitit.    PunaNjë vit absolutisht pozitiv dhe shumë inkurajues. Me pak përpjekje do të largoni rutinën tuaj dhe do t’i jepni vitalitet jetës dhe punës tuaj e cila do të zhdukë si me magji çdo lloj monotonie. Shumë të favorizuar do të jenë ata që merren me biznes dhe me administrimin e parave.  Biznesi do të jetë i suksesshëm dhe keni shumë mundësi që këtë vit të mbyllni kontrata afatgjate dhe me shumë leverdi për ju. Këto kontrata keni kohë që i keni ëndërruar. Pra këtë vit mos nënvlerësoni asnjë mundësi që ju ofrohet, mund të jenë gurë të artë për karrierën tuaj.
Shigjetari – 2013

 Keni mbështetjen e yjeve për një vit të shkëlqyer   Dihet dilema juaj historike per te vendosur ne lidhje me dashurine dhe lidhjet serioze, qe shpirti juaj i lire nuk i pranon, por kete vit do të jeni më të vendosur: do të dini të zgjidhni mes njerëzve që ju qëndrojnë pranë njeriun që bën për ju. Shfrytëzoni këtë mundësi që ju jepet dhe mos i bëni naze. Edhe për ju që jeni tashmë çift gjërat do të shkojnë për mrekulli në mënyrë të veçantë në periudhën Janar-Maj.Kush do të dojë të nisë një bashkëjetesë do të jetë shumë i favorizuar nga yjet. Madje kete vit do te mund te projektoni edhe ardhjen e një fëmije që do ti japë gëzim jetës tuaj.    PunaKëtë vit do të keni me vete Jupiterin që është planeti I fuqishëm roje e Shigjetarit. Jupiteri do tju falë të gjithë forcën dhe fatin që mund të mbledhe deri në 18 Dhjetor 2013, pra gjatë gjithë vitit. Jo vetëm kaq por ju do të keni pranë me një ndikim të fuqishëm edhe Saturnin që do tju japë zgjuarsinë për të përdorur sa më mirë këtë fuqi që zotëroni në 2013. Puna dhe paratë do të arrijnë performancën e tyre më të mirë dhe do të jeni në gjendje të realizoni plane që i keni lënë pas dore për shkak të mungesës së fatit.  Pra s’keni ç’të kërkoni më nga yjet këtë vit. Jeni sharmantë dhe inteligjentë, fatin e keni me vete..veproni pra.
Bricjapi – 2013

 Probleme sentimentale, por më mirë herët se vonë…   Viti i ri do të shoqërohet me momente pakënaqësie në planin sentimental. Do të ndjeheni sikur partneri juaj nuk jep maksimumin për ju. Ky konkluzion do të vijë për shkak të një analize të thellë që ju do t’i bëni lidhjes tuaj, e cila për arsye që nuk i kuptoni është bërë paksa e mekur. Lëshojini pak më hapësirë partnerit tuaj dhe merrni dhe ju pak hapësirë për vete. Ka shumë të ngjarë që raporti dhe humori të përmirësohen shumë më shpejt nga sa e keni menduar.  Për lidhjet që tashmë kanë ngrirë ndoshta nuk bëhet më gjë. Ato do të “shpërthejnë”. Nuk do të jeni ju ata që do të propozoni ndarjen, mund të jetë partneri që do tju vërë përpara një fakti të kryer. Por  në fund të fundit është më mirë kështu sesa të përfshirë në një lidhje që nuk ka për të funksionuar.  PunaPër të shfrytëzuar më mirë të gjitha mundësitë që ju jepen duhet të analizoni ftohtë situatën në të cilën gjendeni në punë. Nëse ka projekte, të cilat nuk mund të realizohen mos humbisni kohë me to dhe i fusni në sirtar për një moment më të përshtatshëm. Merruni me gjëra të tjera më të thjeshta për realizim. Kujtohuni gjithmonë se nëse nuk arrin të fitosh mund të paktën të realizosh një “pakt me nder”. Më të favorizuar janë ata që punojnë në sektorë kreativë dhe në biznes.
Ujori – 2013

 Do të jetoni vetëm për partnerin, puna në grup ju sjell rezultatet që ëndërronit  Më në fund  do të arrini momente shumë të mira në bashkëjetesën tuaj, aq të mira sa do të mund të themi se do të jetoni momente lumturie të vërteta. Vetëm në shoqërinë e njerëzve që ti do të ndihesh  shumë i realizuar sepse këtë vit çdo gjë për ju do të jetë jeta sentimentale dhe dashuria për partnerin. Do të jetë një vit i jashtëzakonshëm në këtë drejtim dhe për personat të cilët janë single, ata do të kenë mundësinë të krijojnë lidhje dhe të zgjedhin vetë pas flirteve dhe lidhjeve serioze. Vetëm duhet të keni pak kujdes sepse ka të ngjarë të bini kokë e këmbë në dashuri dhe të humbisni edhe logjikën. Ruani qartësinë për të analizuar partnerin e ri për të kuptuar nëse ia vlen të investoheni në lidhje serioze me të apo jo.  Puna  Të rejat që do të shfaqen në frontin e punës dhe profesionit do të jenë pozitive, ndaj mos kini fare frikë prej tyre. Në mënyrë të veçantë besojini intuitës tuaj në lidhje me idetë e reja , në lidhje me sugjerimet dhe këshillat që merrni. I besoni intuitës dhe për kolegët dhe njohjet e reja që do të keni në punë. Ajo nuk do t’ju zhgënjejë aspak. Ata që do të kenë suksese të mëdha këtë vit janë Ujorët që punojnë në skuadër, në mënyrë të veçantë në fushën e shitjeve dhe të reklamave. Nëse vitin që shkoi nuk ju ka ecur fati, këtë vit përgatituni për shitje të mëdha.
Peshqit – 2013

 Do të doni të jeni në qendër të vëmendjes, biznesi shumë i favorizuar   Momente të rrezikshme por edhe emocionuese paraqiten për  ju këtë vit që vjen. Do të doni të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes, të jeni të admiruar dhe të pëlqyer nga të gjithë.  Shumë nga ju do të merren me partnerin këtë vit..në sensin që të tërheqin vëmendjen e tij dh eta bëjnë paksa xheloz..Kush është duke jetuar moment të bukura çift do të shfrytëzojë ndihmën që i japin yjet për të krijuar një klimë më të mirë dhe më të bukur në çift. Ata që janë beqarë do ta kenë shumë të vështirë të heqin dorë nga liria e tyre këtë vit ndaj dhe do të parapëlqejnë lidhjet pa shumë impenjime. Vetëm se ku i dihet..fati mund të luajë me ta këtë vit .    Puna  Në punë nuk do të mungojnë momentet e mira. Jupiteri do t’ju ndihmojë të bëni kalime përpara në karrierë në mënyrë të veçantë nëse ju merreni me aktivitet privat. Disave prej jush dot t’u duhet të përveshin mëngët për të zgjidhur probleme të tipit financiar, legal dhe administrativ. Madje disa do të marrin në konsideratë edhe idenë për të dalë më vete në biznes. Ky vit do të jetë I mirë por do të përfundojë edhe më mirë pasi në Dhjetor, Jupiteri kalon në shenjën tuaj mike të  Bricjapit do të ketë ndikim shumë pozitiv edhe tek ju.
Burimi: Ikub
Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. ekela says:

    jan te jitha te pa verteta

Komenti Juaj :


− 1 = six

All Rights Reserved