Postuar me: 8:05 27-10-2016

Horoskopi ditor 27 tetor 2016 (Burimi: Noa, www.noa.al)

lajm-shqip-horoskopi-27032015

Horoskopi ditor 27 tetor 2016:

Dashi

Keni lajme të bukura që doni ti ndani me të gjithë ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Do të gjeni disponibilitetin e të gjithëve. Beqarët nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do vazhdojnë të mbajnë ende të njëjtin status. Financat do vinë duke u përmirësuar, për këtë do keni mbështetjen e Uranit.

Demi

Këtë ditë doni të merrni përgjegjësi të reja mbi vete ju të dashuruarit. Planet tuaja do i konsultoni me partnerin/en. Beqarët duhet të tregohen sa më joshës në takimet e sotme nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar nuk parashikohen probleme, do dini si ti menaxhoni të ardhurat.

Binjakët

Sot do t’ju shoqerojnë gjatë ditës tuaj persona të gëzueshëm dhe mjaft të vendosur. Kjo gjë do ju ndihmojë të kapërceni dhe çdo problem që ju shqetëson. Beqarët nuk do mendohen shumë për do rrezikojnë për të arritur aty ku duan. Dielli dhe Jupiteri do jenë aleatët tuaj në menaxhimin e financave.

Gaforrja

Instinkti juaj ju çon drejt një drejtimi që nuk ishte destinacioni juaj parësor në marrëdhënien tuaj në çift. Gjithsesi është më i miri. Beqarët do kenë plot takime interesante sot dhe do mund të gjejnë personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni me shpenzimet.

Luani

Sot mjafton të ndani mirë oraret e ditës dhe çdo gjë do t’ju shkojë siç dëshironi. Parteri/ja ka një kërkesë për ju. Beqarët do kenë takime pafund gjatë kësaj dite, por shumë pak mundësi për të nisur një lidhje. Në planin financiar nuk do keni asnjë arsye përse të shqetësoheni, situatën e keni nën kontroll.

Virgjëresha

Objektivat e ditës suaj përqendrohen vetëm tek puna. Mos harroni që edhe njeriu i zemrës dhe familja ka të njëjtën rëndësi. Beqarët nuk do kenë dëshirë për takime dhe do i refuzojnë ftesat që do marrin duke qëndruar edhe për disa kohë vetëm. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Peshorja

Ditën e sotme duhet të gjeni aleatë të fuqishëm për të mbrojtur një projekt që ka kundërshtitë e veta. Nuk do ishte e gabuar që ndihmën ta kërkonit edhe te partneri/ja. Beqarët do tërhiqen shumë ndaj një personi të cilit nuk do ngurojnë t’i shprehin hapur ndjenjat. Financat do jenë të mira.

Akrepi

Nëse doni të merrni në dore fatin tuaj sot mundohuni të qartësoni disa situata të dyshimta me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët do mund të takojnë sot personin që kanë ëndërruar dhe jeta do marrë një tjetër drejtim. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm, shpenzoni me maturi për të shmangur problemet.

Shigjetari

Në ditët e shkuara keni bërë një gabim në lidhjen tuaj qe do t’ju duhet pak kohë për ta rikuperuar. Gjithsesi do të dini si të veproni. Beqarët nuk duhet të humbasin mundësitë e mira që do kenë në takimet e sotme. Në planin financiar do jeni me fat, situata nën kontrollin tuaj.

Bricjapi

Sot një problem i krijuar me partnerin/en do t’ju shkaktojë shumë stres. Nëse ju kap paniku nuk do të arrini të zgjidhni gjë. Beqarët do tregohen të matur në takimet e sotme dhe do marrin vendime vetëm pasi të jenë shumë të sigurtë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Ujori

Nëse keni mundësi për të mbaruar punë sot mos e neglizhoni. Koha nuk ju premton për të gjitha projektet tuaja. Beqarët do realizojnë takime emocionuese sot, por duhet të tregohen të kujdesshëm me vendimet që do marrin. Financat do jenë të mira, keni mundësi edhe për shpenzime.

Peshqit

Sot ju të dashuruarit do të bëni zgjedhje që shkojnë ndesh me ato që vendosni zakonisht. Do të rezultojnë mjaft produktive. Beqarët edhe pse do jenë mjaft të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre, nuk do kenë aspak fat në dashuri. Në planin financiar parashikohen disa probleme serioze, kujdes.

Burimi: Noa.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.