Postuar me: 7:35 25-10-2016

Horoskopi i ditës, 25 tetor 2016 (Burimi: Gazeta Express, www.gazetaexpress.com)

lajm-shqip-horoskopi-27032015Horoskopi i dites 25 tetor 2016 :

Dashi:

Angazhohuni shumë në punë sot! Në dashuri nëse jeni në çift , është momenti të ndryshoni ndonjë rregull, të dilni nga grija e zakonshme, për të zbuluar diçka të re dhe emosionuese. Argëtohuni dhe relaksohuni!

Demi:

Jeni në fazën e vetëkonfirmimit dhe realizimit maksimal personal dhe kjo mund t’ju sjellë si pasojë konflikte në sferën private, duke filluar nga ajo sentimentale. Hëna favorizuese tek Virgjëresha ju lejon të rekuperoni një gabim dhe të arrini një objektiv profesional që po përpiqeni prej kohësh. Merrni në konsideratë një këshillë të çmuar…

Binjakët:

Mos u çudisni nëse dikush në familje rri me turi dhe dikush tjetër merret me punët e veta, pa ju vënë re ju dhe atë që mendoni. Me Hënën tek Virgjëresha mund të ndodhë gjithçka. Mos lini që keqkuptimet me personin e zemrës t’ju shtyjnë në krahët e një tjetri! Jo keq puna.

Gaforrja:

Hëna ju premton shoqëri, edhe pse me njerëz të seleksionuar në mënyrë të rreptë, të bukur e të rafinuar. Nëse e doni kërcimin, teatrin, festën, do të kontribuoni dhe do t’ia dilni mbanë me çdo iniciativë. Por, kujtohuni për rregullin e qetësisë. Shpejt dhe mirë nuk shkojnë bashkë. Kontrolloni postën elektronike dhe mesazhet në telefon.

Luani:

Ditë rutinë, e qetë. Sipas yjeve, në këtë moment keni vetëm një shqetësim: të bëni të lumtur personat e dashur për ju. Përsa i përket blerjeve të ndonjë gjëje të bukur për shtëpinë apo fëmijët, do të jeni dorëlëshuar. Për të marrë dashuri duhet të jepni dashuri, duke rrethuar partnerin dhe fëmijët me një atmosferë të hareshme dhe romantike, për të marrë përgjigje të menjëhershme. Shpërqëndrime në punë.

Virgjëresha:

Sot do të jeni entuziastë e do të keni dëshirë të kaloni një mbrëmje të këndshme (me kë e dini ju). Në punë një projekt i ri do të korrë sukses dhe do t’ju japë një kënaqësi të madhe personale, sidomos nëse keni një aktivitet që lidhet më shitjet, tregtinë apo komunikimin.

Peshorja:

Hëna sot ju injoron, si kompensim Jupiteri dhe Venusi lëvizin në mënyrë të këndshme ditën. Çështje të shkëlqyera, sukses në provime,vizita të pëlqyeshme dhe shumë aktivitete kulturore. Ide gjeniale për ata që janë krijues. Në ditët në vazhdim merruni me një projekt më të detajuar. Shpenzime të shumta për disa prej jush.

Akrepi:

Është një moment i mirë i mirë për të çuar punët përpara, ende pa hyrë në zyrë. Sot dëshironi të qëndroni vetëm. Keni pak miq, por të mirë. Nuk keni asnjë program për sot. Rregulli juaj është spontaniteti. Dashuria do të jetë shumë e ëmbël.

Shigjetari:

Sot do të rrinit me dëshirë në shtrat deri në mesditë, midis librave dhe televizionit. Sa keq që Hëna joharmonike ju thërret në detyrë. Në zyrë ju pret një ditë e rëndë. Do të ishte dita e duhur për për të bërë gjëra të mëdha, ose për t’ia dedikuar të tjerëve, por përfundoni duke humbur kohë të çmuar me fantazitë tuaja.

Bricjapi:

Hëna sot ju flet për aventura, gjallëri dhe shoqëri të mirë. Sa keq që në moment të fundit ju kap një e ftohur ose një problem mund t’ju bëjë të ndryshoni ide. Monotonia nuk ju ndahet, ëndërroni horizonte të largëta…

Ujori:

Në plan të parë keni miqësinë, që është edhe më e fortë se dashuria. Dy janë rregullat që duhet të mbani në mendje: Me miqtë e vërtetë mos bëni investime dhe mos krijoni lidhje dashurore. E pasur jeta në çift. Kujdes me këmbët në punë!

Peshqit:

Sot zgjoheni shumë nervozë dhe akoma më nervozë shkoni për të fjetur. Si në fushën dashurore, ashtu edhe atë të mirëqenies do të keni probleme. Lajme të shkëlqyera do të keni në punë, sidomos nëse keni një aktivitet të pavarur.

Burimi: Gazeta Express

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.