Postuar me: 8:51 21-10-2016

Horoskopi javor nga 17 tetor deri 23 tetor 2016( Burimi: HoroskopiShqip, www.horoskopishqip.net)

horoskopi-javor Horoskopi javor nga 17. tetor deri 23. tetor 2016

Horoskopi per javen aktuale:

DASHI21. mars – 20. prill

Kjo do jete një jave vendimtare për ata qe janë ne një lidhje. Nëse keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje ne çift qe nga fillimi kësaj periudhe gjerat do fillojnë te ndryshojnë. Beqaret duhet te jene me te kujdesshëm dhe nuk duhet te besojnë verbërisht tek fjalët e bukura qe do ju thonë disa persona. Klima yjore do jete e përshtatshme qe ju te përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi qe iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni ne situata te tilla. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do keni energjinë qe do ju nevojitet. Ne pune klima do jete e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Ne familje do jeni me te organizuar.

DEMI21. prill – 21. maj

Jave shume e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri nuk do ketë shume kohe te lire qe ta kaloje me ju dhe kjo do ju brengose tej mase. Here pas here do lindin edhe mosmarrëveshje. Beqareve nuk do ju mungojnë mundësitë për te dale neper takime dhe për te pasur njohje te reja, por duhet qe ata t’i shfrytëzojnë sa te mundin. Buxheti nuk do jene ne gjendjen me te mire. Nuk do i bëni me kujdes llogarite dhe ky do jete gabimi me i madh. Edhe shëndeti nuk do jete ashtu si e prisnit. Do ndiheni shpesh te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme dhe do jeni mjaft konfuze. Kërkoni ndihme nga koleget sa me pare. Jeta familjare do mbetet e qete.

BINJAKET– 22. maj – 21. qershor

Venusi do jete i pozicionuar me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do dini si t’i shprehni ne çdo moment ndjenjat dhe nga ana tjetër partneri nuk do ndalet se ju surprizuari gjithë kohen. Beqareve do ju ofrohen plot mundësi për takime dhe njohje interesante, por ata nuk do ndihen ende gati. Duhet te dini qe jo gjithmonë do ju krijohen kushte te tilla. Buxhetin do dini si ta mbani nen kontroll gjithë kohen. Ju asnjëherë nuk shpenzoni pa i bere me kujdes llogarite. Neptuni do jete planeti me i favorshëm për shëndetin. Ai do ju beje te jeni ne forme te shkëlqyer dhe plot energji. Ne pune do jeni te qete dhe do arrini atje ku doni me shpejt nga sa kishit menduar. Jeta familjare do jete perfekte.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Këtë jave do mundoheni te vendosni ekuilibrin dhe qetësinë ne jetën tuaj ne çift, por nëse partneri është autoritar do e keni paksa me te vështirë. Beqaret do kenë gjithë kohës njohje te reja, por takimi vendimtar do ndihe ditën e enjte. Duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ai do vije prej nga nuk e presin. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për gjerat qe do ju nevojiten me tepër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete aspak e keqe. Edhe ata qe kane pasur shqetësime se fundmi do ndihen me mire. Ne pune nuk do jeni te motivuar dhe mezi do i shtyni orët. Vetëm pas te enjtes gjerat do fillojnë te ndryshojnë disi. Ne familje do i rregulloni te gjitha problemet.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Do jeni shume te përkushtuar ndaj partnerit tuaj gjate kësaj jave dhe do mundoheni ta bëni atë te ndihet sa me mire te jete e mundur. Ne disa dite mund te mendoni se bashku edhe te kaloni ndonjë aventure te çmendur. Beqaret do jene joshës dhe do tërheqin pas vetes persona te ndryshëm. Me shpejt nga sa ata mendonin, jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Saturni do ndikoje negativisht tek financat dhe situata do behet goxha delikate. Shëndeti nuk do jete i keq, vetëm se here pas here mund te ndiheni disi nervoze. Ne pune do ju duhen sakrifica dhe mund për te arritur atje ku keni dëshiruar. Do lodheni pak, por ato qe do arrini do ju bëjnë krenare për veten. Ne familje çdo gjë do ece mire.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jave e mbushur me sensualitet dhe emocione te forta do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shume i trishte. Ata duhet te kthehen sa me pare me këmbë ne toke. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe për këtë duhet te falënderoni yjet. Marsi do ju beje te jeni ne forme te shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni te gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t’u bere ju shefa. Jeta familjare do kërkojë me shume përkushtim.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do jeni shume joshës këtë jave ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Ai do ndihet krenar qe ju ka ne krah dhe mund t’iu beje edhe një premtime qe as nuk e kishit pritur. Beqaret gjithashtu do realizojnë disa takime premtuese dhe shume shpejt do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Ne planin financiar do jete Plutoni ai qe do ju ndihmoje dhe do ju beje me te arsyeshëm. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ushqehuni si duhet dhe merruni me pak sport, pasi ato do ju mbajnë ne forme. Ne pune mos kërkoni te dominoni gjate gjithë kohës, por kënaquni me arritjen e disa objektivave. Për familjen duhet te përkujdeseni me tepër.

AKREPI-24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do bëni te pamundur qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe nuk do i dilni kundër njeri-tjetrit për asgjë. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe sepse do lëndohen tej mase. Ne planin financiar mund te bëni gabime te njëpasnjëshme dhe situata nuk do jete e qëndrueshme. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por do përmirësohet pas te enjtes. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Ne pune do i keni shume te qarta hapat qe duhet te hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Jeta familjare nuk do jete ne gjendjen me te mire.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave çdo gjë do shkoje për mrekulli për juve qe jeni ne një lidhje. Komunikimi gjithë kohës do jete i ngrohte dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm te bëjnë ndryshime te statusit. Hëna do ju mbështesë ne planin financiar dhe do ju beje me te logjikshëm me shpenzimet. Mire do jete qe po patet mundësi t’i shlyeni disa borxhe. Shëndeti duhet pasur me tepër kujdes nga me pare. Mund te keni shqetësime nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune do jeni me më shume fat se asnjëherë me pare dhe do arrini atje ku keni planifikuar. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Këtë jave do i rregulloni problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe pas te mërkurës do jeni me te qete. Do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe pa u lodhur aspak do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do shpenzoni pa ju dridhur dora dhe ky do jete një gabim i madh me shume pasoja. Me shëndetin duhet te jeni me te kujdesshëm. Nëse ju del ndonjë shqetësim duhet patjetër te merrni masa pa u përkeqësuar situata. Ne pune do keni shume vështirësi, por serish nuk do e humbni optimizmin. Te gjithë do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Jeta familjare do mbetet ashtu si ka qene.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me emocione te forta këtë jave, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Përgatituni shpirtërisht. Beqaret do kenë me shume fat se asnjëherë me pare dhe çdo gjë do ju ndryshoje brenda pak orësh. Edhe ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete problematik, megjithatë mire do jete te bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Ne pune do i keni te gjithë planetët ne krah kështu qe keni për te arritur me shume nga sa mendonit. Po mundet ndihmojini pak edhe koleget. Ne familje do jete e vështirë te ruani një komunikim te ngrohte.

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.