Postuar me: 10:37 21-10-2016

Horoskopi mujor për muajin TETOR 2016(Burimi: HoroskopiShqip, www.horoskopishqip.net)

HOROSKOPI MUJOR

horoskopi-mujorHoroskopi mujor për muajin TETOR 2016

DASHI  21. mars – 20. prill

Këtë muaj mund t’ia dilni mbanë ne çdo fushe, mjafton qe te jeni te duruar. Nëse jeni ne një lidhje do dini si ta kërkoni pavarësinë dhe partneri do ua plotësojë dëshirat. Ne momentet qe nuk i prisni pasioni mund te rritet fuqishëm. Beqaret duhet te ndërmarrin iniciativa sepse po qëndruan ne vend nuk kane për ta ndryshuar dot statusin. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume e mire. Do jeni mjaft energjike dhe nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi. Për financat do jete muaj disi i vështirë, por me pak durim dhe këmbëngulje do mund t’ia dilni mbanë. Ne pune duhet te tregoheni te matur dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te bëni me shume sesa ju kërkohet. Pranoni here pas here te bashkëpunoni me koleget sepse mund te arrini edhe me tepër nga sa kishit menduar.

DEMI  21. prill – 21. maj

Fillimi i muajit nuk do jete tërësisht i qete. Duhet te bëni pak lëshime ne çdo sektor nëse doni te arrini atë qe dëshironi. Nëse jeni ne një lidhje, java e pare do jete e qete, ndërkohë qe pas datës 8 mund te fillojnë debate te forta. Do jeni impulsive dhe te paduruar, dy karakteristika këto qe do sjellin problemet me te mëdha. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime te mëdha ne jetën e tyre sepse do kenë frike mos humbasin pavarësinë. Shëndetin mbajeni nen kontroll gjithë kohës pasi është një periudhe delikate dhe e mbushur me viroza. Financat do jene te trazuara javën e pare, por fale ndihmës se familjareve, gjendja do filloje dalëngadalë te normalizohet. Ne pune, tre javët e para do jene tejet te vështira dhe te lodhshme. Mos ngurroni te kërkoni ndihme nga cilido sepse vete nuk do mund t’ia dilni mbanë.

BINJAKET  22. maj – 21. qershor

Muaj i trazuar ka për te qene ky për te gjithë. Shume gjera do varen nga ju, por jo ne çdo moment. Nëse jeni ne një lidhje, humori do ju ndryshoje shpesh dhe ne disa momente mund te keni debate te zjarrta me partnerin. Asnjeri nuk do e ule hundën dhe kjo është diçka minus. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe ne asnjë moment nuk duhet te ëndërrojnë gjera te pamundura. Jeta nuk është si neper filma. Për fat te mire shëndeti nuk do ketë probleme serioze, thjesht disa shqetësime te vogla e kalimtare. Buxheti nuk do jene ne gjendjen me te mire, por nuk mund te thuash qe do jete i keq. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë. Ne pune duhet t’i mbroni deri ne fund idetë tuaja dhe nuk duhet te lejoni askënd t’iu udhëheqë ne drejtimin qe dëshiron ai. Bëhuni te zotet e vetes.

GAFORRJA  22. qershor – 22. korrik

Muaj here pas here i ndërlikuar do jete ky. Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te mos hallakateni me gjera pa vlere, por flisni seriozisht me partnerin dhe merrni disa vendime. Ata qe kane pasur zënka te forta do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë me shume fat pas datës 20. Deri ne atë periudhe duhet te presin. Shëndeti do ketë probleme here pas here. Do keni dhimbje te gjithë trupit dhe nuk do jeni aspak ne formën e duhur. Ata qe vuajnë nga tensioni dhe nga kapsllëku duhet te tregohen me te kujdesshëm nga te tjerët. Buxheti do jete përgjithësisht i ekuilibruar. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Ne pune duhet te mbroheni nga te katërta anët sepse shume persona do ju sulmojnë vetëm qe t’ua prishin planet. Mos kini besim tek askush dhe nga ana tjetër mos u dorëzoni lehtësisht.

LUANI  23. korrik – 22. gusht

Këtë muaj do i kushtoni me tepër rëndësi marrëdhënies me te tjerët dhe do lini pas dore disa gjera te tjera. Nëse jeni ne një lidhje do përkujdeseni ne maksimum me partnerin dhe do e bëni atë te ndihet sa me mire. Qetësia dhe harmonia do mbizotërojë ne pjese me te madhe te kohës. Beqaret nuk do i pëlqejnë fare personat qe do iu sugjerohen nga te tjerët dhe do preferojnë ta gjene vete princin e tyre te kaltër. Ka gjase qe diçka e bukur te ndodhe javën e trete. Shëndeti do jete i mire nëse merreni me pak aktivitet fizik dhe nëse ushqeheni si duhet. Financat mund te jene problematike për arsye se nuk do mateni aspak para se te kryeni shpenzime. Ne pune duhet te bindeni vete për disa gjera para se t’ua shprehni shefave. Kështu do keni me pak gjase te merrni refuzime.

VIRGJERESHA  23. gusht – 23. shtator

Nëse ne fillim te muajit do jeni shume te shqetësuar për financat, pas datës 10 situata do filloje te normalizohet ne këtë plan. Do keni me tepër kohe te lire për t’iu përkushtuar partnerit. Mire do jete qe here pas here te dilni dhe te argëtoheni, jo te qëndroni vetëm ne shtëpi. Beqaret do jene me te privilegjuar gjysmën e dyte te muajit, kur do realizojnë edhe takimet me te bukura. Shëndeti do jete goxha me i mire se disa kohe me pare. Do jeni ne forme dhe mund te keni vetëm ndonjë shqetësim te vogël nga koka apo nga shpina. Buxheti ashtu si thamë do jete here i paqëndrueshëm dhe here me i mire. Mundohuni te kufizoni veten sa me shume. Ne pune duhet te ecni gjithmonë me plane dhe me strategji. Mes kolegesh duhet te mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi. Pritet një muaj pozitiv ne tërësi.

PESHORJA  24. shtator – 23. tetor

Këtë muaj do jeni mjaft energjike dhe entuziaste. Nëse keni një lidhje, nuk do lejoni ne asnjë mënyrë qe atë ta pushtoje rutina. Do mundoheni me sa te mundeni qe te bëni gjera te veçanta dhe ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqaret do jene gati te dalin neper takime dhe te argëtohen gjithë kohës, por jo te gjithë do duan t’i japin fund beqarisë. Shëndeti do ketë nevoje për me shume përkujdes. Mos ngurroni te merreni me ndonjë sport apo te bëni çdo lloj aktiviteti fizik. Ne planin financiar duhet ta riorganizoni si duhet situatën ne mënyrë qe t’iu dalin te ardhurat qe keni edhe për te bere ndonjë investim te vogël. Ne pune duhet te jeni me këmbëngulës dhe nuk duhet te dorëzoheni pas pengesës me te vogël. Te gjithë kalojnë sfida, por lum ata qe nuk e lëshojnë veten.

AKREPI  24. tetor – 22. nëntor

Muaj i trazuar do jete ky për pjesën me te madhe, por për fat te mire, javët e fundit situata mund te ndryshoje. Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa debate ditët e para dhe do preferojnë te ruajnë distance me partnerin. Me pas duke reflektuar me kujdes do i kuptojnë gabimet e bëra dhe do i rregullojnë gjerat. Beqaret mund te kenë shume takime, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. Jo gjithmonë gjerat janë ashtu si duken. Shëndeti do jete shume delikat. Nuk do jeni aspak ne formën me te mire te mundshme dhe shqetësimet do jene te vazhdueshme. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Ne pune do gjendeni shpesh para vështirësive, por nuk duhet ta ulni kokën. Ju jeni te zotet dhe mund te përballoni çdo gjë me sukses.

SHIGJETARI  23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë muaj do i merrni gjerat si t’iu vijnë dhe do e shfrytëzoni ne maksimum çdo çast. Nëse jeni ne një lidhje, munde te keni disa mosmarrëveshje te vogla javët e para për shkak te mungesës se komunikimit, por pjesa me e madhe e muajit do ece si duhet. Për fat te mire te dy do i pranoni gabimet e bëra. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe gati te bëjnë gjithçka qe jeta t’iu marre drejtimin e ëndërruar. Ne fakt papritur çdo gjë do ndodhe si me magji dhe ne mënyrë te papritur. Kjo do ndodhe rreth javës se dyte. Shëndeti do jete goxha i mire edhe pse ne fakt ju nuk kujdeseni si duhet për veten tuaj. Financat do jene here delikate dhe here te qëndrueshme. Kujdes! Ne pune jo gjithmonë i duhen lënë gjerat kohës sepse disa kolege do e shfrytëzojnë këtë pike te dobët dhe do ju “rrëzojnë”.

BRICJAPI  22. dhjetor – 20. janar

Fillimi i muajit nuk do jete aspak i mire. Do jeni te trazuar dhe mund te bëni gabime njëra pas tjetrës. Ata qe janë ne një lidhje nuk do arrijnë dot te komunikojnë me qetësi me njeri-tjetrin, por për çdo gjë do e ngrenë zërin dhe do konfliktohen. Ky do jete një gabim me shume pasoja. Beqaret do preferojnë me shume ta kalojnë kohen me miqtë sesa duke kërkuar princin e kaltër. Ky do jete një gabim i madh, pasi ai nuk mund te bjere nga qielli kur te dëshirojnë ata. Shëndeti mund te përkeqësohet për shkak te stresit te madhe dhe lodhjes fizike. Ne planin financiar do ju duhet te bëni një pune shume here me te madhe se me pare, për te ruajtur qëndrueshmërinë. Ne pune nuk duhet t’iu besoni gjithë kolegeve dhe nga ana tjetër nuk duhet te jeni mendjemëdhenj. Ky do jete një gabim me pasoja.

UJORI  21. janar – 19. shkurt

Ky ka për te qene një muaj shume delikat dhe shpesh me tension. Ata qe janë ne një lidhje nuk do arrijnë dot te gjejnë gjuhen e përbashkët. Disa here do krijohet mundësia për diskutime, por asnjeri nuk do pranoje te lëshojë pe. Duhet te presin javën e fundit te muajit për te përjetuar emocione pozitive. Sektori i dashurisë se beqareve do jete disi me i privilegjuar. Ka mundësi qe disa ta ndryshojnë shpejt statusin e tyre. Shëndeti nuk duhet lënë pas dore për asnjë moment. Dëgjojini me kujdes sinjalet qe do iu japë trupi. Ne lanin financiar, sado qe te mundoheni, nuk do arrini dot ta gjeni ekuilibrin. Puna do lere për te dëshiruar. Nuk do i përkushtoheni sa duhet asaj dhe kjo do beje qe te humbni pike edhe para syve te shefave. Do pendoheni, por ka rrezik qe te jete shume vone për t’u rikthyer pas.

PESHQIT  20. shkurt – 20. mars

Muaj pozitiv do jete ky ne pjesën me te madhe te kohës. Nëse jeni ne një lidhje do keni me shume nevoje se kurrë te ndiheni te dashuruar dhe partneri do ua plotësojë këto dëshira. Beqaret ka mundësi te afrohen tej mase me disa miq te vjetër, por tashme do i shohin ata me sy tjetër. Duhet te gjejnë momentin e duhur për t’ua shprehur ndjenjat ne mënyrë qe te mos rrezikojnë te marrin refuzime. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Për shkak te ndryshimeve te klimës, mund te prekeni nga virozat dhe do jeni si te dërrmuar. Financat do dini si t’i organizoni dhe situata ne përgjithësi do jete me e qëndrueshme. Huat shmangini me çdo kusht. Ne pune jo gjithmonë gjerat do ecin me qetësi ne drejtimin e duhur. Shpesh do ju duhet te bëni sakrifica për te arritur atje ku doni.

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.