Horoskopi Kinez

Postuar lajme nga bota Ne 8:55 17-07-2012 Me 1 Koment

HOROSKOPI KINEZ

miu lajm shqip

Pritet qe jeta juaj ne çift te shkoje me se miri këtë muaj. Disa mund te marrin propozime interesante nga ai qe kane ne krah dhe do ndihen te lumtur. Beqaret do marrin propozime, por duhet te tregohen te matur para se te japin një përgjigje. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Nervozizmi i tepruar do beje punën e vet. Ne planin financiar nuk do keni tronditje, përgjithësi shpenzime te tejskajshme mos bëni. Ne pune duhet te keni me tepër besim tek vetja juaj dhe shume shpejt do arrini atje ku dëshironi. Nëse filloni një projekt te ri me disa kolege ju do jeni me dominuesit.

dhia lajm shqip

Gjate këtij muaji do merrni ne dore fatin e jetën suaj ne çift dhe do kujdeseni me tepër për partnerin. Ai nga ana e tij do iu përgatisë një surprize te këndshme. Beqaret ka shume gjasa te pëlqejnë shume një mik te vjetër. Shëndeti do jete i mire dhe nuk do keni aspak shqetësime. Nëse lodheni shume here pas here duhet te pushoni. Mos harroni te dilni shpesh ne ajër te freskët.  Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini te përmbushni një dëshirë tuajën te hershme. Ne planin profesional do jeni me te sigurte pe rate qe doni te bëni dhe do mundoheni me mish e me shpirt qe t’ia arrini qëllimit.

luani lajm shqip

Gjate këtij muaji do keni debate te shumta me atë qe keni ne krah dhe do jeni te mërzitur gjithë kohës. Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm dhe te mos tregoheni kokëfortë. Beqaret do kenë me shume fat pas gjysmës se muajit. Kini parasysh datën 22. Shëndeti here do jete i mire dhe here mund te ketë disa shqetësime. Merrni masat e duhura pa arritur ne probleme serioze. Ne planin financiar do iu duhet te bëni zgjedhje te vështira, por te nevojshme. Ne fund te muajit situata do jete me e qete. Ne pune do i vini një qellim vetes dhe do bëni çfarë te mundni për t’ia arritur qëllimit. Dikush do iu mbështetë.

lepuri lajm shqip

Nëse doni qe marrëdhënia ne çift te shkoje sa me mire duhet te flisni dhe te veproni me takt. Partneri nuk do jete ne gjendjen me te mire për shkak te vështirësive te mëdha profesionale. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te shohin rreth e rrotull. Ne momentin me pak te pritur dikush do i joshe. Shëndeti nuk do jete i mire. Disa do keni dhimbje qafe dhe shpine. Do jeni te ndjeshëm ndaj ndryshimeve te menjëhershme te temperaturave. Me pak maturi dhe duke shpenzuar me kujdes do mund te ruani ekuilibrin financiar. Ne pune mos kërkoni menjëherë gjithçka sepse do pengoheni dhe do e keni te vështirë te ringriheni.

gjarpri lajm shqip

Gjate këtij muaji do mendoni me seriozisht për jetën tuaj ne çift, për ndjenjat dhe do bëni disa zgjedhje te rëndësishme. Beqaret nga ana tjetër ka shume gjasa te ndryshojnë tërësisht jetën e tyre. Disa do guxojnë te bëjnë edhe çmenduri vetëm e vetëm për te përjetuar emocione te mëdha. Shendit ne përgjithësi nuk do jete problematik dhe do jeni plot energji. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime dhe do mund te blini ato qe keni pëlqyer prej kohesh. Ne pune me shume pak mundim do arrini atë qe dëshironi. Ne fillim te muajit do keni disa vështirësi, por do i kaloni shume lehte.

gjarpri2 lajm shqip

Fati do jete me ju ne çdo fushe gjate këtij muaji. Nëse jeni ne çift do merrni iniciativa dhe do provoni eksperienca te reja. Nëse jeni beqare do jeni te gatshëm edhe te filloni aventura te shkurtra ne mënyrë qe te mos ndiheni vetëm. Sektori i shëndetit me ne fund do jete me i qëndrueshëm. Do i kaloni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do jeni me më shume energji. Edhe ne planin financiar do i menaxhoni me shume maturi te ardhurat. Ne pune do jeni te kënaqur nga komplimentet qe do iu bëhen dhe kjo do iu shtyje te shkoni akoma me tej. Nga data 20-30 do arrini suksesin e merituar.

kali lajm shqip

Me te privilegjuarit e këtij muaji do jene beqaret. Ata do marrin shume propozime dhe do jene te dëshirueshëm ne çdo moment. Ata qe janë ne një lidhje duhet te mësojnë te kërkojnë falje dhe te tregohen me tolerante me atë qe kane ne krah. Shëndeti do jete me i mire se kohet e fundit megjithatë do bënit mire te shmangnit ushqimet e yndyrshme. Ne planin financiar do luftoni fort për ta stabilizuar buxhetin. Do lodheni pak, por do ia dilni mbanë. Ne pune do hidhni hapa te mëdha përpara dhe do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Disa mund te marrin edhe ndonjë shpërblim.

dele lajm shqip

Nëse jeni ne një lidhje mos i kërkoni partnerit t’iu sjelle Hënën ne toke sepse ai nuk do ua plotësojë dot dëshirën. Mos e mërzitni veten me dorën tuaj. Beqaret do kenë takime, por duhet te bëjnë durim dhe t’i njohin me mire ata persona. Shëndeti do jete me i mire. Nuk do i keni shqetësimet e mëparshme. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por nuk duhet as te merrni hua nga disa miq. Jo vetëm qe nuk do i shlyeni dot ne kohe, por gjendja do përkeqësohet me tepër. Ne pune impulsiviteti i tepruar do iu çojë ne rruge te gabuar. Gjykojini me mire gjerat para se te hidhni çdo lloj hapi.

majmuni lajm shqip

Muaj shume pozitiv ky për jetën sentimentale te çifteve. Do flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do mbani asnjë te fshehte. Beqaret do kenë takime te shumta, por me vendimtari do jete ai qe do ndodhe javën e trete. Shfrytëzojeni! Me shëndetin nuk do keni probleme te mëdha, megjithatë mos neglizhoni asnjë detaj sado te vogël. Financat do jene goxha me te mira sesa një muaj me pare. Shpenzoni për gjerat me te rëndësishme dhe hiqni disa lek mënjanë. Ne pune do iu hapen shume dyer dhe do iu pranohen kërkesat për një rritje rroge apo një ndryshim posti. Kjo do iu gëzojë pa fund.

pula lajm shqip

Ketë muaj do keni debate te forta me partnerin tuaj dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Do keni mendime te ndryshme për shume gjera dhe te dy do doni te dale e juaja. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete, por duhet te dalin sa me tepër dhe te takojnë persona interesante. Nuk i dihet asnjëherë te ardhmes. Shëndeti do jete goxha delikat. Mund te prekeni nga alergjitë e stinës, prandaj ajrosini sa te mundni ambientet e shtëpisë dhe kujdesuni për veten. Financat mund te shkojnë mire nëse tregoheni me te matur me shpenzimet. Për sa i përket punës do arrini te përmbyllni me sukses një projekt te rëndësishëm.

qeni lajm-shqip

Nëse jeni ne çift do keni probleme te vogla ne komunikimin me partnerin. Mos u tregoni impulsive sepse do hyni ne debate te mëdha qe mund te çojnë deri ne ndarje. Kujdes! Beqaret do jene kurajoze dhe do bëjnë deklarata te forta dashurie. Me ne fund edhe ata do kenë dike pranë. Shëndeti do jete shume i mire. Nuk do keni për çfarë te ankoheni. Për sa iu përket financave, ato do jene te qëndrueshme nëse nuk shpenzoni pa mase. Tregohuni te matur dhe hiqni ndonjë lek mënjanë. Ne pune do merrni mbështetjen e shefave për një projekt qe keni menduar. Do ia dilni mbanë me sukses.

derri lajm-shqip

Ne çift duhet te bashkëpunoni për gjithçka me partnerin, jo te mos e pyesni për asgjë. Nëse doni te ruani një klime harmonike duhet te komunikoni sa me shume. Beqaret me shume gjasa do fillojnë një lidhje mjaft emocionuese dhe qe do ua ndryshoje jetën. Nëse doni qe shëndeti te jete i mire duhet te merrni disa masa. Ushqehuni si duhet dhe bëni pak aktivitet fizik. financat do jene përgjithësisht te paqëndrueshme. Kujdes me shpenzimet marramendëse. Çdo gjë do shkoje me se miri gjate këtij muaji ne jetën profesionale, mjafton qe ju te jeni te vendosur dhe te mos dorëzoheni pas çdo vështirësie sado te vogël.

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. Aleko lara says:

    Dua lojra te frivit

Komenti Juaj :


9 × = sixty three

All Rights Reserved