Postuar me: 9:58 28-05-2012

Hoxhaj: Presim 3 njohje të reja për Kosovën

PRISHTINE- Kosova brenda pak ditësh do të njihet edhe nga tri shtete, të cilat tashmë kanë marrë vendim për këtë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, sic shkruan gazeta Lajm.

Duke u përgjigjur kritikave të kolegut të tij të partisë, Fatmir Limaj, rreth orientimit të gabuar të politikës së jashtme, vetëm në njohje, ministri Hoxhaj ka thënë se nuk është e vërtetë se politika e jashtme e Kosovës është orientuar vetëm në njohje.

“Politika e jashtme është prioritet i Kosovës, por ajo nuk ndryshon shpejt, jo vetëm në Kosovë, por në asnjë vend të botës. Kosova është duke bërë një politikë të jashtme shumë aktive, jo vetëm në njohje, edhe pse njohjet e reja janë prioritet për të”, ka thënë Hoxhaj në intervistë.

Për kreun e PDK-së, kryeministrin Hashim Thaçi, Hoxhaj thotë se është një lider dhe profil përtej Kosovës i politikanit, dhe se lidershipi i tij e ka fuqizuar PDK-në.

Ndërsa aderimin e Kadri Veselit në PDK, e vlerëson si lajm të mirë, që e fuqizon PDK-në dhe Kosovën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.