Postuar me: 10:29 13-06-2012

Hyri të shpëtonte delen, mbytet në rezervuar bariu

Shperndaje
Etiketat

Kolonjë

Bariu mbytet në tentativë për të shpëtuar një dele që u hodh në ujë dhe rrezikonte të tërhiqte pas vetes të gjithë tufën. Festim Dino, një 27-vjeçar me origjinë nga fshati Kaltanj i Kolonjës, por banues në Gostivisht të Kolonjës ka pasur një vdekje aksidentale në rezervuar. Policia rajonale e Korçës që konfirmoi ngjarjen tragjike, sqaroi se 27-vjeçari Festim Dino është mbytur në rezervuarin e fshatit Gostivisht, rreth orës 18:00, të ditës së martë. Të paktën në këtë kohë është sinjalizuar mbytja e bariut në rezervuarin e fshatit Gostivisht, por sipas hetimeve të para të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës. Burime të policisë tregojnë se bariu ka tentuar të nxjerrë nga uji një dele që ishte futur në rezervuar dhe po mbytej, por ka mbetur edhe vetë në ujë.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.