Postuar me: 10:49 13-06-2012

Igli Totozani zgjidhet anëtar i Këshillit Administrativ të AOM

Shperndaje
Etiketat

Organizata e Ombudsmanëve të Mesdheut ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet e Mesdheut

Avokati i PopullitIgli Totozani është zgjedhur anëtar i Këshillit Administrativ të Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut.
AOM është një organizatë e krijuar në vitin 2008, e cila ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet e Mesdheut, bazuar në parimet demokratike dhe të qeverisjes së mirë.

Nëpërmjet kësaj organizate synohet gjithashtu promovimi i rolit të Institucioneve të Ombudsmanëve në basenin e Mesdheut, kapërcimi i kufijve dhe dallimeve qeverisëse ndërmjet shteteve anëtare nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacioneve, koordinimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta periodike shkencore, trajnuese, ndërmjet vetë institucioneve të Ombudsmanëve etj.

AOM ka 28 vende anëtare dhe 5 shtete me statusin e vëzhguesit, ku ndër shtetet anëtare përmendim: Francën, Italinë, Spanjën, Portugalinë, Greqinë, Marokun, Maltën, Algjerinë, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Izraelin, etj.
Avokati i Popullit, Totozani u zgjodh me votë unanime të anëtarëve të pranishëm, anëtar i Këshillit Administrativ (i cili ka 5 anëtare). Këshilli Administrativ është një organ i rëndësishëm i Organizatës që diskuton dhe përcakton prioritetet e saj gjatë një periudhe të caktuar kalendarike, drejtimet e veprimtarisë, aktivitetet periodike të saj etj.

13 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.