Postuar me: 13:50 01-07-2015

Ilva Tare bëhet nënë për herë të parë (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip Ilva TareGazetarja Ilva Tare solli sot në jetë fëmijën e saj të parë. Politikani Eduart Selami dhe gazetarja Tare janë gëzuar sot me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, të cilën kanë vendosur ta quajnë Melody. Lajmi konfirmohet nga miq dhe të afërm, të cilët i përcjellin mesazhet dhe urimet e para çiftit.

Deputeti i Partisë Demokratike dhe gazetarja pranuan lidhjen e tyre para disa kohësh, duke e kurorëzuar me martesë, ndërsa tashmë çiftit  i shtohet edhe një gëzim.

Bashkëshorti i saj, Eduard Selami do të bëhet baba për herë të katërt, pasi ai ka tre fëmijë nga martesa e tij e parë me ish-‘Miss’-in Pegi Vreto. Prej më se një viti çifti bashkëjeton në një apartament në qendër të Tiranës dhe janë të rezervuar në daljet e tyre publike.

Melody vjen në martesën e dytë të gazetares Ilva Tare, e cila nuk pati fëmijë nga martesa 2-vjeçare me jordanezin Majd Nuri Shafiq.

 

01.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.