Postuar me: 8:15 09-06-2012

Indi, 3 vrasje zbulohen në tv, adoleshentja akuzon direkt babain

Shperndaje
Etiketat

INDI-Një adoleshente indiane rrëfeu në një emision televiziv në formë talk show se babai i saj kishte vrarë 3 persona. Në një kohë të shkurtër autoritetet indiane vunë në pranga babain e vajzës që akuzohet gjithashtu dhe për përdhunimin e vajzës së tij.

Vajza e quajtur M. Bhargavi akuzoi më 17 Maj se babai i saj helmoi 3 persona në vitin 2008. Madje vajza në rrëfimin e saj tregoi se babai e kishte përdhunuar.

Pasi gjeti mbetjet e 3 trupave pranë një pusi në oborrin e shtëpisë, ashtu sic vajza përshkroi, policia arrestoi 42 vjecarin, A. Murugan i cili pranoi akuzat.

Ai pranoi se vrau A. Sekar, vajzën e tij, dhe të fejuarin e vajzës Silambarasan me qëllim tu merrte floririn që kishin me vete. Viktimat u strehuan në banesën e Murugan për disa kohë dhe i lanë në ruajtje Muruganit, floririn. Por mikpritësi i helmoi me ushqim 3 miqtë e bujtur në shtëpi dhe më pas i varrosi në oborrin e banesës.

Burimi: (d.b/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.