Postuar me: 13:55 18-10-2016

Interi humbje dramatike ndaj Kaljarit në Seria A

Shperndaje
Etiketat

interInteri ka dalë kokulur nga San Siro pas humbjes ndaj Kaljarit në një ndeshje të supozuar të lehtë për ta.

Edhe pse zikaltërit e Interi e  kanë pasur ndeshjen nën kontroll, gabime të pafalshme të Mauro Icardit dhe Handanoviç i kushtuan ndeshjen.

Sulmuesi argjentinas i Interit,njëkohësisht dhe kapiteni i kësaj skuadre, Mauro Icardi fitoi me zgjuarsi një penallti në të 26’, por nuk e ka ekzekutuar siç duhet. Pjesa e parë mbyllet me një dominim total të Interit i cili ka pasur 79 % qarkullim të topit.

Në pjesën e dytë, shikohet një Kaljari me një mentalitet ndryshe që rrezikon herë pas here portë zikaltër, por që u mungon finalizimi.

Por në të 56’, është Joao Mario, i cili ka shënuar pas një aksioni që ka nisur nga këmbët e tij. Në hyrje të zonës, ai ka pasur një top për Ivan Perisiç, i cili ia ka kthyer mbrapsht, pranë pikës së bardhë të penalltisë  Joao Mario ka bërë një gjuajtje qendrore, gjuajtje e cila nuk u prit siç duhet nga Marco Storari. Joao Mario ka vijuar aksionin dhe ka shtyrë topin në rrjetë, 1-0 për Interin.

Por ndërsa Interi kërkonte të shënonte golin e dytë, Federico Melchiorri i gjendur pas mbrojtjes zikaltre dhe në të 71’ ka shënuar golin e barazimit.

Po nga këmbët e Melchiorri ka ardhur edhe goli i fitores për Interin në të 85’, gjuajtja e 29-vjeçarit u devijua nga Handanoviç, i cili po kthehej me shpejtësi në portë dhe nuk mundi ta kontrollonte siç duhet topin duke e shtyrë drejt portës dhe 1-2 për Kaljarin.

Interi ka vijuar të dominojë ndeshjen në minutat e mbetura, por pa vënë në rrezik portën e mbrojtur nga Marco Storari. Ndërsa Kaljari nëse do të kishte përfituar më mirë nga kundërsulmet mund të kishte gjetur edhe golin e tretë.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.