Postuar me: 10:55 13-06-2012

Irak, sulme me bomba, 62 të vrarë

Shperndaje
Etiketat

Një seri sulmesh me bomba në 6 provinca të Irakut, duke përfshirë dhe qytetet Hila dhe Bagdad, kanë shkaktuar 62 viktima dhe dhjetëra të plagosur, njoftojnë autoritetet policore të Irakut.
Sipas BBC, shumë nga të vrarët ishin pelegrinë të komunitetit Shia, ndërsa në Hilla dy makina me eksploziv shpërthyen pranë një restoranti duke vrarë ta paktën 15 persona. Ndërkohë që një shpërthim i dytë disa minuta më vonë vrau të paktën 7 vetë.

Ditët e fundit ka pasur një valë sulmesh ndaj komunitetit Shia, në kohën që së shpejti ky komunitet pritet të kremtojë përvjetorin e vdekjes së imamit të tyre, Moussa al-Kadhim. Të dielën u vranë 4 besimtarë në një faltore të Bagdadit.
Dhuna me karakter fetar kishte pësuar një rënie kohët e fundit krahasuar me vrasjet sektare të disa viteve më parë, por militantët ende sulmojnë shpesh forcat e sigurimit dhe civilët.

13 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.