Postuar me: 12:45 27-10-2016

Ironi midis Samantas dhe Marsela Cibukaj (Burimi: Noa, www.noa.al)

samanta-marselaNjë ironizim me këngët e Samanta Karavellës nga këngëtarja Marsela Çibukaj, nuk është duruar dot.

Marsela shkruante në një postim të saj në Facebook se, “Këto këngët gjoja “reggae” alla Albanesçe, me tekste të thella dhe plot mesazh për njerëzimin (“unë kam me ta fal, ti ke me ma dhënë, uuu yeaaah baby, i feel something, I’m a king , I’m a queen etj., etj.,) të kënduara pak kështu, hundore se bën më stil Rihanna… kupton? Dhe me që jemi ti themi ati xhaxhit kameraman të fokusoj 3/4 e video klipit tek dekolteja dhe tek buzët që me mjeshtëri ka punuar ai xhaxhi tjetër, ai i plastikës… duhen mbrojtur nga UNESCO sidomos në versionin live të tyre… perla të vërteta që pasqyrojnë kulturën, muzikën dhe përparimin e shijeve muzikore dhe artistike të vendit tonë”.

Por Samanta nuk ka ngurruar t’i përgjigjet përmes një postimi në Instagram, kur thotë se vokali i saj është vlerësuar nga mjeshtër të muzikës shqiptare qysh kur ishte 13 vjeç dhe kur askush nuk e njihte emrin e Marselës.

Postimi i Samantës: “Nuk kam dashur t’i kushtoj ndonjëherë rëndësi këtyre statuseve përgjatë gjithë këtyre viteve që depërtoj në muzikën shqiptare, por kur bëhet fjalë për një kolege që ka shprehur vlerësim ndaj vokalit tim dhe dashamirësi ndaj meje s’mund ta lë pa anashkaluar. Do kisha shumë dëshirë të kishe dhe ti suksesin që meriton pa cenuar timin. Nëse mendon se e bën më mirë TREGOJE. Publikun as t’a mora, as ma more. Vokali im është vlerësuar nga mjeshtër të muzikës shqiptare kur isha vetëm 13 vjeç (ndërkohë askush nuk e njihte emrin tënd). Do ishte më mirë të bëje diçka më me vlerë se të komentoje muzikën e kolegeve të tua, aq më tepër kur je artiste vetë! PEACE”.

Burimi: noa.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.