Postuar me: 9:27 12-06-2012

Ish-naftëtarët kërkojnë njohjen e viteve të punës

Shperndaje
Etiketat

Protesta

Rreth 200 ish-naftëtarë kanë protestuar paraditen e djeshme para zyrave të kompanisë “Albpetrol” që ndodhet në aksin e rrugës nacionale Fier-Patos. Protestuesit kanë kërkuar që kjo kompani t’u paguajë shpërblimin e vjetërsisë gjatë kohës që ata kanë punuar në radhët e saj. Sipas protestuesve, ata kanë punuar nga 20 deri në 40 vjet në sektorin e nxjerrjes së naftës dhe pas daljes nga puna, për shkak të reformave, nuk u është njohur vjetërsia e punës. “Jo vetëm që na hoqën nga puna dhe na flakën në rrugë të madhe, por nuk po na njohin edhe vjetërsinë. Kjo është shkelje flagrante e Kodit të Punës. Një pjesë e jona e kanë përfituar këtë vlerë, ndërsa ne që kemi dalë në reformë në vitin 2010 jemi të privuar. I kemi kërkuar edhe Avokatit të Popullit dhe disa herë Ministrisë së Ekonomisë që të rishikojnë vendimin që na diskriminon, por deri tani nuk ka një përgjigje që të na bëjë të shpresojmë”, tha Viron M., një ish-naftëtar. Pas më shumë se një ore protestë, një përfaqësi e naftëtarëve të papunë është pritur në zyrat e administratës së kompanisë nga zv/drejtori ekonomik, Pajtim Sulaj. Në këtë takim protestuesit kanë marrë premtimin për zgjidhjen e problemit dhe i kanë lënë kompanisë tri ditë afat.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.