Postuar me: 12:23 14-06-2012

Itali, shqiptarja u vra se braktisi burrin në burg

Shperndaje
Etiketat

Prokuroria Italiane ka hedhur një pistë të re hetimi për vrasjen e 30- vjeçares shqiptare, Mariana Marku.

Kjo e fundit u gjet e pajetë një muaj më parë pranë shtëpisë së saj në Avezzano të Italisë.

Pas gjetjes së trupit të 30-vjeçares shqiptare u spekulua se vrasja e saj ishte aksident,  por Prokuroria e Avezanos ka në dorë një pistë të re, atë të vrasjes për motive hakmarrjeje.

Hetimet e deritanishme, të përqendruara kryesisht në tabulatet telefonike kanë sjellë disa prova të reja që implikojnë 4 shqiptarë në vrasjen e Marianës.

Policia italiane dyshon se katër persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë, për të kryer vrasjen.

Mediat italiane thuan se vrasja e Marjana Markut është bërë për arsye se, kishte thyer kodin e nderit, pasi kishte ikur nga Shqipëria dhe kishte braktisur bashkëshortin, i cili ndodhej në burg.

Vdekja e Marjanës fillimisht u konsiderua si një aksident, duket se nuk ka qenë aspak i tillë. Zbardhja e bisedave telefonike ka bërë të mundur zbulimin e pranisë së një bande shqiptare të përbërë nga 4 vetë, të cilët kanë mbërritur në qytet të ftuar nga një i njohuri i tyre, vetëm në periudhën që ka ndodhur vrasja. Më pas, ata janë rinisur drejt Shqipërisë. Trupi i 30-vjeçares u gjet para një muaji me një këmbë e një krah të këputur, disa qindra metra larg shtëpisë. Mariana Marku kishte plagë edhe në kokë dhe në bark. Ekspertët fillimisht hodhën dyshime se ishin shkaktuar nga aksidenti dhe më pas qëndrimi për disa kohë i pagjetur. Ndërsa një pistë tjetër thuhet se plagët janë shkaktuar vrasje me dashje dhe jo nga një aksident.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.